LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët që shpëtuan nga aksidenti në Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë

Fëmijët që shpëtuan nga aksidenti në Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë

Dy fëmijët që shpëtuan nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë. Të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Familja katër anëtarëshe nga Malisheva u aksidentua mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë derisa ishin duke ardhur nga Sllovenia për pushime në Kosovë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda pësuan dy prindërit e fëmijëve 36 dhe 35-vjeç, të cilët nuk arritën të iu bënin ballë plagëve dhe të njëjtit ndërruan jetë.


Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi

“Kryetari i komunës së bashku me drejtorin e shëndetësisë sot i kanë vizituar fëmijët në QKUK, të cilët konsiderohen janë jashtë rrezikut për jetë”.

“Janë duke vazhduar trajtimin, ndërsa prindërit e tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën. Kanë qenë duke ardhur nga Sllovenia në Kosovë”, deklaroi Krasniqi.

Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus”, ka thënë ajo.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupat e  viktimave  Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori