LAJMI I FUNDIT:

Belotti në pritje të Romës, por Giallorosët fillimisht duhet t’i largojnë dy sulmues

Belotti në pritje të Romës, por Giallorosët fillimisht duhet t’i largojnë dy sulmues

Andrea Belotti është ende një lojtar i lirë pas largimit nga Torino.

Sulmuesi italian mbeti i lirë, pasi kontrata e tij me klubin e Torinos skadoi më 30 qershor të këtij viti.


Shumë skuadra të mëdha kanë shfaqur interesim për transferimin e italianit, i cili sjell cilësi të mëdha në repartin ofensivë.

Mediat italiane kanë raportuar se ka pasur takim mes agjentëve të lojtarit dhe drejtorit të Romës, Tiago Pinto ka ka një marrëveshje në parim.

Palët janë marrë vesh për një kontratë katër vjeçare me Belottin që do të fitonte pagë prej tre milionë eurove në sezon.

Reprezentuesi italian tani është në pritje të Romës, por Giallorosët fillimisht duan t’i shesin dy futbollistë.

Kryeqytetasit italian janë në bisedime për shitjen e sulmuesve Eldor Shomuroudov dhe Carles Perez.

Vlen të theksohet se interesim për Belottin kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Juventus, Monaco dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/