LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë regjistrohen 1,480 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë regjistrohen 1,480 raste të reja me COVID-19
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 1,480 raste të reja me coronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 3,702 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 39.97.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,435 pacientë.


Nëse krahasohet me një ditë më parë, në Kosovë ka një rënie të infektimeve, për shkak se të enjten autoritetet shëndetësore raportuan për 1.603 raste të reja, raporton Telegrafi.

Aktualisht, raste aktive me coronavirus në Kosovë janë 10.684.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Prej raportimit të rasteve të para me coronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3,166 vdekje.

Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 89 pacientë janë të shtrirë për trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme në Kosovë.

Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science.

Për coronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori