LAJMI I FUNDIT:

Laurit Krasniqi i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

Laurit Krasniqi i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

Një tjetër futbollist që po spikat në arenën evropiane ka vendosur t’i bashkohet Kosovës. Bëhet fjalë për mesfushorin e krahut të majtë të skuadrës belge Royal Antwerp, Laurit Krasniqi.

Ky i fundit, të enjten në mbrëmje, luajti për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrrri”, në ndeshjen kundër Dritës në Ligën e Konferencës dhe ishte vendimtar në kualifikimin e skuadrës së tij, duke shënuar golin i cili e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.

E shumë shpejt, Lauriti, pritet të paraqitet në këtë stadium edhe në fanellën e Përfaqësueses së Kosovës dhe të shndërrohet në idhullin e tifozëve dardanë.


Në fakt, kryetari Agim Ademi është takuar me futbollistin dhe e ka bindur që në nivel ndërkombëtar ta përfaqësojë Kosovën.

Kreu i FFK-së e ka përgëzuar Lauritin për arritjet e deritashme si dhe ka uruar që ai të ketë të ardhme të ndritur si me klubin e tij e po ashtu edhe në fanellën dardane.

Ndërkaq, vetë futbollisti është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për vendin e origjinës dhe se do të bëjë çmos që të vazhdojë të luajë në nivele sa më të larta dhe t’i bëjë krenarë familjen e tij dhe të gjithë tifozët e Kombëtares së Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Premier League
Kalo në kategori