Për muajin qershor të këtij viti 88 persona janë larguar nga skema e veteranëve. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton për numër rekord të përfituesve nga skemat sociale.
Në Kosovë vazhdojnë debatet në lidhje me vlerën e pensionit të veteranëve dhe numrin e tyre që duhet të përfitojnë beneficione financiare nga pjesëmarrja në luftë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për muajin qershor.
Në bazë të këtyre statistikave zyrtare, në qershor ka pasur një rënie të numrit të veteranëve që kanë përfituar pensionin e luftës.
Derisa në muajin maj nga skema e veteranëve kanë përfituar financiarisht 36,907 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në qershor ku numër ka rënë për rreth 100 sosh (88), dhe benificionet i përfituan 36,819 veteranë.
Njëkohësisht ky është numri më i vogël i veteranëve që përfitojnë benificione nga shteti për këtë vit.
Mirëpo sipas të dhënave të ASK-së, numri i përgjithshëm i përfituesve nga skemat sociale në qershor ka kapur shifra rekord me 321,785 përfitues për muajin qershor.
Zyrtarisht, në Kosovë janë regjistruar si veteranë të UÇK-së rreth 53 mijë persona.
Mirëpo pensione nga shteti përfitojnë vetëm ata që nuk janë të punësuar e që për muajin qershor ishin 36 mijë e 819.
Listat e veteranëve tashmë janë pjesë e një procesi gjyqësor që ka filluar prej vitesh, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë epilog.
Çështja e pastrimit të listës së veteranëve u aktualizua pas protestës së tyre më 6 qershor të këtij viti, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale.
Rritja e pagës minimale nga 170 në 264 euro bruto (250 neto), është paraparë me disa ndryshime ligjore të sponsorizuara nga Qeveria e Kosovës.
Më 26 prill të vitit 2022, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”, ndërkaq në fillim të qershorit, për kryetar të trupit gjykues është caktuar gjykatësi Gazmend Bahtiri.
Kthimi i rastit për rigjykim nga Gjykata e Apelit ka ndodhur pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues më 19 janar 2021, ndaj të akuzuarve që ishin të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në këtë rast, miratimin e listave të veteranëve nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve.
Të akuzuar ishin ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Në akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ishte konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, u ngrit dyshimi se për 19.500 persona është dhënë statusi i veteranit në mënyrë të paligjshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze