Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar takimin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken si një të arritur të madhe të vendit.
“E mirëpres, mendoj se është një ngjarje shumë e mirë, e falënderoj Uashingtonin, pra në këtë rast sekretarin Blinken për kohën që ia jep Kosovës, për vëmendjen që ua jep temave të Kosovës dhe të rajonit, asnjëherë nuk kemi pasur dilema se Amerika e ka vërtetë Kosovën ta quajë ashtu për zemër në të gjitha proceset”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se shpreson që pas këtij takimi do të mbahet një takim tjetër që sjellë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Shqetësimi ynë vjen nga zhvillimet e mëdha globale dhe nga pamundësia jonë që të jemi në prioritet. Pra që presidenti Biden të marrë portfolion e dialogut Kosovë-Serbi dhe shpresoj që pas këtij takimi ta shohim zhvillime rreth një takimi final, rreth një ngjarje finale për marrëveshje Kosovë-Serbi rreth njohjes reciproke”, tha Haradinaj në Rubikon.
Megjithatë, sipas Haradinajt marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së janë shumë të zbehta.
“Kemi marrëdhëniet me të zbehta të mundshme me SHBA-të. Temat janë të pashmangshme si për ne, si për Uashingtonin. Është e pashmangshme që të trajtohet tema e dialogut dhe çështje të tjera rajonale. Mirëpo për fat të keq nuk vijnë në një klimë të mirë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Amerikë, sepse janë bërë shumë pengesa në këto marrëdhënie për shumë gabime, deri në ato që janë të pariparueshme”, tha Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe