LAJMI I FUNDIT:

Einxhel Shkira tregon tiparet që e bëjnë DJ Dagzin partnerin e saj ideal teksa i kërkon të martohet me të

Einxhel Shkira tregon tiparet që e bëjnë DJ Dagzin partnerin e saj ideal teksa i kërkon të martohet me të

Një nga çiftet më të komentuar të Big Brother VIP janë padyshim moderatorja, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.

Dyshja po vazhdojnë të shijojnë romancën që krijuan në shtëpinë e famshme dhe janë pothuajse të pandashëm.


Nuk mungojnë as dedikimet dhe postimet e ndryshme që bëjnë në rrjetet sociale duke treguar haptas dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Së fundmi ishte Einxhel ajo që ka bërë një dedikim për Dagzin teksa nuk ka hezituar që t’i kërkoj të martohet me të.

Moderatora shqiptare ripostoi një shkrim ku ishin të shkruar disa nga tiparet e një partneri ideal e që Einxhel i sheh te DJ Dagzi.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

“Martohu me mua”, ka shkruar Einxhel në mbishkrimin e postimit, ndërsa nuk ka munguar as përgjigja e Dagzit.

Të gjitha lajmet nga Einxhel Shkira
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Einxhel Shkira

“Nuk jam edhe aq i mirë jo, por këtë ‘martohu me mua’ nuk e mendoj as dy herë”, ka shkruar DJ nga Kosova.

Foto: DJ Dagz/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që përveç Einxhel dhe DJ Dagz një tjetër çift që po vazhdojnë të jenë të lidhur që nga BB VIP janë edhe Sarah Berisha dhe DJ PM. /Telegrafi/

Foto: Einxhel Shkira/Instagram