Është shtyrë votimi i kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përjashtimin e deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karagjiq, nga Komisioni Hetimor për Energji.
Balje e lëshoi pastaj mbledhjen.
“Unë e di ku e keni dhimbjen, pasi nuk mund ta kontrolloni Komisionin. Ju nuk jeni të sigurt si do të votohet nesër, pasnesër. Pranojeni që nuk i keni pesë vota”, deklaroi Balje.
Lidhja Demokratike e Kosovës e bojkoton komisionin deri të fillojnë intervistimet, pse konsideron se shumica nuk është serioze.
Mbledhjen e kaluar, Balje ka kundërshtuar propozimin e VV-së që intervistat të bëhen sipas periudhave të caktuara “Cik-Cak”, jo kronologjikisht./Telegrafi/