LAJMI I FUNDIT:

Interi do të fitojë rreth 50 milionë euro nga sponsorët e fanellave

Interi do të fitojë rreth 50 milionë euro nga sponsorët e fanellave

Interi dhe kompania Nike po punojnë së bashku për të rënë dakord për një marrëveshje të re tetë-vjeçare, e cila do të përbëjë gjysmën e fitimeve të tyre vjetore prej rreth 50 milionë euro nga sponsorët e fanellave.

Nerazzurrët dhe gjiganti i veshjeve sportive kanë punuar së bashku që nga viti 1998, kur Nike mori drejtimin nga kompania Umbro.


Ata kanë prodhuar një numër veshjesh ikonike të Interit gjatë viteve dhe klubi nga Milano është ende i vetmi ekip në Serie A i furnizuar nga Nike.

Sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, marrëveshja e re e Interit me Nike do t’i shohë të ardhurat e tyre nga partneriteti pothuajse të dyfishohen.

Marrëveshja e re tetëvjeçare, e cila do të skadojë në qershor 2030, do t’i bëjë Nerazzurrët të fitojnë rreth 25 milionë euro në vit plus bonuse.

Lëvizja e DigitalBits nga sponsori i mëngës në sponsor kryesor të fanellës do të shohë rritjen e kontributit të tyre nga 23 milionë euro në 30 milionë dhe pozicioni i Lenovo si sponsor mbrapa në fanellë është konfirmuar, duke garantuar 5 milionë euro tjera.

Klubi ziklater ka ende hapësirë ​​për një sponsor të ri, i cili mund të rrisë më tej fondet e klubit nga Giuseppe Meazza.

Duke marrë parasysh pozicionin e pasigurt ekonomik të raportuar të Interit, këto lloje marrëveshjesh sponsorizimi janë absolutisht jetike për të ndihmuar në mbajtjen e buxhetit në kontroll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori