LAJMI I FUNDIT:

Në takim me Osmanin dhe Kurtin, Blinken: Po punojmë së bashku për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për SHBA-në dhe Kosovën

Në takim me Osmanin dhe Kurtin, Blinken: Po punojmë së bashku për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për SHBA-në dhe Kosovën

(E plotësuar) – Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti e  falënderoi Kosovën për strehimin e afganve dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës.

Blinken tha se Kosova është partnere e palëkundur dhe e rëndësishme e SHBA-së.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për ShBA-në dhe shtetin tuaj. Ju falënderoj edhe njëherë që i keni mirëpritur afganët. E kemi parë mbështetjen për Ukrainën që nga dita e parë, për agresionin rus atje. Keni punuar edhe në aspektet e tjera. Presidente e çmoj lidershipin e juaj në këtë”, ka thënë Blinken.


Blinken ka thënë se nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC.

“Nesër do të nënshkruani kontratën me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për energji. Kemi bashkëpunuar në të gjitha këto çështje. Kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale, por kryesisht është kënaqësi dhe nder të ju mirëpresim në Departamentin e Shtetit. Faleminderit që keni ardhur”, tha Blinken.

Ndërsa, presidentja Osmani deklaroi se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe se do të punojnë me SHBA dhe vendet tjera demokratike që pozita ndërkombëtare e vendit tonë të forcohet edhe më tej duke marrë vendin e merituar në komunitetin euro-atlantik.

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.