Geer: Ka filluar numërimi për Maqedoninë e Veriut deri në anëtarësimin në BE
“Është lajm i mirë ai që javën e kaluar Bashkimi Evropian filloi bisedime për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ato janë lajme të shkëlqyera, ky është zhvillim historik edhe për vendet në fjalë, por edhe për BE-në. Dhe ecëm një hap para, në ditën e njëjtë filloi procesi i skriningut. Domethënë filloi numërimi deri në hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE”.
Këtë e deklaroi sot euroambasadori David Geer. Sa i përket dallimeve në dokumentet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Geer tha se është relativisht normale që të ketë dallime mes çdo procesi të anëtarësimit në shkallë të caktuara.
“Në këtë rast bëhet fjalë për sa vijon, javën e kaluar patëm atë që quhet konferencë ndërqeveritare me të cilën e nisëm procesin. Tani kemi filluar procesin e skriningut. Në fund të këtij procesi, Maqedonia e Veriut do të ketë konferencën e dytë ndërqeveritare dhe për ta mbajtur atë, Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin që i ka bërë Bullgarisë, të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të ketë një përcaktim të qartë për personat dhe qytetarët të cilët identifikohen si bullgarë, në mbrojtjen e vetë Kushtetutës”, sqaroi Geer.
Geer sqaroi se ka dy faza në procesin e skriningut. Faza e parë, tha ai, quhet Skrining sqarues dhe ai është kur Komisioni Evropian bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e shqyrton procesin e plotë dhe e sheh çka duhet të bëhet gjatë atij procesi. Sipas Gir, të dyja vendet kanë përparuar shumë në atë kuptim për shkak të punës përgatitore e cila ndodhi përgjatë viteve.
Pastaj, shtoi ai, ka fazë të dytë, ose Skrining dypalësh, i cili, sipas tij është shumë i strukturuar dhe intensiv në dialog dhe i cili mund të zgjasë prej 14 deri 16 muaj në tërësi, ndërsa në të cilin Komisioni Evropian i sheh normat dhe legjislacionin në fuqi në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, i sheh boshllëqet, identifikon ku ato boshllëqe duhet të plotësohen dhe identifikon cilat standarde janë të nevojshme të bëhen që të ketë progres.
Sa i përket ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe çka nëse nuk ndodh kjo, euroambasadori theksoi se atëherë skenari më shumë i mundshëm do të ishte se procesi do të ndalojë aty.
“Ndryshimi i Kushtetutës është një vendim sovran i këtij vendi. Por vendi tashmë ka një histori të mirë në marrëdhëniet ndëretnike dhe nëse bëhet ky ndryshim, ai do të forcojë më tej përparimin që është bërë në atë fushë. Nëse nuk ndodh ndryshimi i Kushtetutës, do të thosha se skenari më i mundshëm do të ishte që procesi të ndalet me kaq. Me fjalë të tjera, skriningu do të vazhdojë deri në një pikë dhe më pas do të ndalet duke e pritur shtetin”, tha Geer, duke sqaruar se kjo nuk është për shkak se një shtet i tretë vendosi veton ndaj tij, por se vetë shteti vendosi të tërhiqet nga detyrimet që kishte marrë për këtë çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Policia e Kosovës prezanton planin operativ për sigurinë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025