LAJMI I FUNDIT:

Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni Policinë – po kërkohen për grabitje në Prizren

Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni Policinë – po kërkohen për grabitje në Prizren

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e dy personave, të cilët dyshohen se një femre ia kanë grabitur stoli ari.   

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren  është duke zhvilluar hetime lidhur me   veprën penale ‘Grabitje’, që ka ndodhur më datën  22/07/2022  në orën  10:47 në Prizren.

“Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë, nga një viktimë femër. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të  të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikimin e tyre”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Prandaj, Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe rrjedhimisht arrestimit të tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e  kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale “Grabitje”

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët ne kemi arritur shpesh që identifikojmë dhe kapim kryesit e veprave të ndryshme penale , andaj presim që edhe në te ardhmen një bashkëpunim i tillë të vazhdojë dhe të arrijmë sukses të përbashkët që vendi ynë të bëhet më i sigurt”. /Telegrafi/

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori