LAJMI I FUNDIT:

Kosovare Asllani shpërthen në kritika ndaj VAR-it: Kjo është një katastrofë

Kosovare Asllani shpërthen në kritika ndaj VAR-it: Kjo është një katastrofë

Kosovare Asllani e ka përshkruar përdorimin e VAR-it në Euro 2022 si një ‘katastrofë’.

Sulmuesja 32-vjeçare u ankua para gazetarëve përpara ndeshjes gjysmëfinale të Suedisë kundër Anglisë.

Ajo kundërshtoi sasinë e kamerave VAR në përdorim në Euro 2022, veçanërisht në krahasim me numrin në funksionim gjatë një turneu për meshkuj.


Zyrtare: Kosovare Asllani nënshkruan me Milanin
Lexo po ashtu Zyrtare: Kosovare Asllani nënshkruan me Milanin

“Të përdorësh 50 për qind më pak kamera në turneun tonë sesa në garën e meshkujve, kjo është një katastrofë me të vërtetë”, deklaroi Asllani.

“Vendimet nuk mund të merren me të njëjtën saktësi. Nuk është vetëm për ne, por edhe për ekipet e tjera. Ka situata ku mendoj se duhet të keni më shumë kamera, që mund të jenë vërtet vendimtare”.

Suedia ka qenë subjekt i një numri vendimesh të VAR gjatë Euro 2022, me pesë gola të anuluar nga teknologjia në katër ndeshjet e tyre.

Kjo përfshin golin e Rebecka Blomqvist kundër Zvicrës në fazën e grupeve, e cila u konsiderua si jashtë loje. Portierja Zecira Musovic më vonë pretendoi se pozicioni jashtë loje nuk ishte tërhequr në vendin e duhur.

Ylli suedez Kosovare Asllani

Kjo ankesë u përsërit më pas nga gjyqtari suedez Jonas Eriksson kur goli çerekfinal i Stina Blackstenius kundër Belgjikës u konsideruar si jashtë loje.

Trajneri i Suedisë Peter Gerhardsson iu bashkua Asllanit që kompletoin para pak javësh kalimin te Milani në kritikat e saj, duke e përshkruar situatën si “të çuditshme”.

“Më pëlqen VAR-i, mendoj se është e drejtë kur ata e kanë atë, por, nëse kemi një ndeshje ku ata bëjnë një gabim sepse tërheqin vijën në anën e gabuar dhe tani kemi dëgjuar se nuk kanë të njëjtat kamera, për mua nuk është e pranueshme”, deklaroi ai.

“Ne nuk e kemi parë vetë, por një arbitër suedez në shtëpi në një studio vuri në dukje se ata e vunë vijën gabimisht… atëherë ju jeni të paaftë në punën tuaj”.

“Super e emocionuar, krenare që bashkohem me Milanin”, Kosovare Asllani ndihet e lumtur me transferimin
Lexo po ashtu “Super e emocionuar, krenare që bashkohem me Milanin”, Kosovare Asllani ndihet e lumtur me transferimin

“Duke folur për kamerat, nuk duhet të ketë dallim nëse është futbolli i femrave apo i meshkujve”, shtoi më tej Gerhardsson.

Suedia do të luajë kundër Anglisë në Bramall Lane këtë mbrëmje për një vend në finalen e Euro 2022.

Gjysmëfinalja e mbetur, mes Francës dhe Gjermanisë, do të mbahet nesër në stadiumin MK. /Telegrafi/