LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Eurovision 2023 do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar

Konfirmohet: Eurovision 2023 do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar
Foto: YouTube

Konkursi i Këngës Eurovision është konfirmuar se vitin e ardhshëm do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Organizatorët e shfaqjes vendosën se ngjarja nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainë, për shkak të luftës së vazhdueshme pas pushtimit të Rusisë.


Mbretëria e Bashkuar doli e dyta këtë vit, kështu që bisedimet veçse kishin filluar me BBC.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë të BBC që treguan solidaritet me ne”, tha Mykola Chernotytskyi, kreu i transmetuesit publik të Ukrainës, UA:PBC.

Nuk dihet ende se në cilin qytet do të mbahet, por disa prej tyre si Glasgoë, Manchester dhe Bristol kanë shprehur interesim.

Lufta pamundëson mbajtjen e Eurovisionit në Ukrainë - festivali i vitit të ardhshëm pritet të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar
Lexo po ashtu Lufta pamundëson mbajtjen e Eurovisionit në Ukrainë - festivali i vitit të ardhshëm pritet të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka një numër vendesh me arena të përshtatshme, akomodim dhe lidhje transporti ndërkombëtar.

Leeds, Liverpool, Neëcastle, Birmingham, Aberdeen, Londër, Brighton, Bristol, Belfast dhe Cardiff gjithashtu mund të jenë në garë ndër të tjera.

Qytetet do të duhet të provojnë se kanë objektet e duhura dhe të kalojnë një proces, i cili do të fillojë këtë javë.

Ukraina do të kualifikohet automatikisht në Finalën e Madhe, siç ndodh zakonisht për fituesin, së bashku me të ashtuquajturën ‘Big Five’, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar.

UA: PBC do të punojë me BBC-në për të zhvilluar elementë ukrainas të shfaqjes.

Theksojmë që sivjet fitues i Eurovision ishte Kalush Orchestra me “Stefania”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori