LAJMI I FUNDIT:

Lufta pamundëson mbajtjen e Eurovisionit në Ukrainë – festivali i vitit të ardhshëm pritet të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar

Lufta pamundëson mbajtjen e Eurovisionit në Ukrainë – festivali i vitit të ardhshëm pritet të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar
Foto: Instagram

Pas fitores së tyre në Eurovision Song Contest (ESC) në maj, EBU ka eksploruar opsionet për organizimin e konkursit të vitit të ardhshëm me transmetuesin publik të Ukrainës UA:PBC, i cili më parë organizoi ngjarjen në 2017 dhe 2005.

Është bërë një traditë e njohur që fituesi i Eurovision Song Contest organizon konkursin vitin e ardhshëm, duke siguruar disa kritere, përfshirë sigurimin e qëndrueshmërisë të organizimit të ngjarjes dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në mesin e gjithë kësaj edhe publikun.


Duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme që nga pushtimi rus i vendit fitues të këtij viti, EBU ka marrë kohë për të kryer një vlerësim të plotë dhe studim fizibiliteti si me UA:PBC ashtu edhe me specialistë të palëve të treta.

Eurovision Song Contest është një nga produksionet televizive më komplekse në botë me mijëra që punojnë dhe ndjekin ngjarjen dhe duhet 12 muaj kohë përgatitore.

Kalush Orchestra nxjerr në ankand trofeun e Eurovisionit dhe kapelën rozë të Oleh Psiuk për të ndihmuar ushtrinë ukrainase
Lexo po ashtu Kalush Orchestra nxjerr në ankand trofeun e Eurovisionit dhe kapelën rozë të Oleh Psiuk për të ndihmuar ushtrinë ukrainase

Pas analizës objektive, Grupi i Referencës, bordi drejtues i ESC, me keqardhje të thellë, marrë parasysh rrethanat aktuale raporton se Eurovision 2023 nuk mund të mbahet në Ukrainë.

EBU ndërkohë falënderoi UA:PBC për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre të përzemërt që nga fitorja e Kalush Orchestras më 14 maj në Torino, dhe në një deklaratë kanë ndarë lajmin e hidhur që Konkursi i vitit të ardhshëm nuk mund të mbahet në Ukrainë.

EBU ka mbështetur UA:PBC në një gamë të tërë zonash që nga pushtimi.

Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat dhe për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në për të pritur potencialisht Eurovision Song Contest 2023 në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori