Shenja ‘e pakëndshme’ e coronavirusit që po vihet re në variantin Omicron BA.5
Vala aktuale e COVID-19 i atribuohet variantit Omicron BA.5, i cili po rezulton shumë më i transmetueshëm se paraardhësit e tij.
Virusi në përgjithësi rezulton në një sëmundje më të lehtë, por mund të jetë ende e pakëndshme.
Ky është verdikti i Alex Sigal, një profesor në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës në Afrikën e Jugut.
Duke folur për Fortune në maj, ai dha një pamje të përzier të virusit. Nga njëra anë, “Unë nuk kam parë simptoma të hershme të shqetësimit të frymëmarrjes, simptoma kryesore specifike e coronavirusit që e bën këtë sëmundje kaq të rrezikshme”, tha doktori.
Sidoqoftë, “nuk ndiheni mirë, por ka më pak shanse për të vdekur”, tha Doktor Sigal. Një nga simptomat treguese të nënvariantit të ri që ai veçoi ishte ‘malaise’.
Fjalori i Kembrixhit e përkufizon ‘malaise’ si një “ndjenjë e përgjithshme e të qenit i sëmurë ose pa energji, ose një ndjenjë e pakëndshme se diçka nuk është në rregull, veçanërisht me shoqërinë, dhe se nuk mund ta ndryshosh situatën”.
Simptoma të tjera përfshijnë ethe dhe humbje të nuhatjes, tha Doctor Signal. Hulumtimet e publikuara që nga pak bien ndesh me gjetjet e tij fillestare. Njerëzit me një infeksion Omicron kanë më shumë gjasa të kenë dhimbje të fytit dhe kanë më pak gjasa të përjetojnë humbje të nuhatjes, krahasuar me Delta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze