LAJMI I FUNDIT:

Man City mposhti Bayern Munichun në miqësoren e luksit, Haaland debutoi me gol

Man City mposhti Bayern Munichun në miqësoren e luksit, Haaland debutoi me gol

Manchester City ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Bayern Munichut në miqësoren e luksit të zhvilluar mëngjesin e sotëm (e diel) në Ëinsconsin.

Dy klubet e mëdha evropiane janë duke zhvilluar fazën përgatitore në SHBA dhe kanë shfrytëzuar situatën për të zhvilluar një ndeshje mes vete.

Takimi i zhvilluar në ‘Lambeau Field’ i ka takuar në fund anglezëve, të cilët ishin më e mirë dhe më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes.


Goli i vetëm në këtë super ndeshje erdhi në minutën e 12-të me shënues norvegjezin Erling Haaland.

Haaland gjeti qysh në debutim golin e parë me klubin nga Etihad, pasi u gjend mirë në zonë për të shënuar për 1-0 pas asistimit të Jack Grealish.

Në pjesën e dytë, por edhe në përgjithësi gjatë ndeshjes, të dy trajneët provuan disa nga transferimet e reja, ndërsa ta edhe Matthijs de Ligt dhe Julian Alvarez. /Telegrafi/