Këto janë parfumet e disa nga yjet tani për tani më të famshme
Të famshmet rregullisht na kënaqin me kombinimet e tyre të modës dhe shija e tyre nuk është më pak e rëndësishme kur bëhet fjalë për aromën që lënë pas, sepse ndonjëherë është shumë më e fuqishme se vetë stili.
Parfumi është bërë një aksesor mode, atë e përdorim sipas disponimit, në varësi të asaj nëse e zgjedhim për ditën apo mbrëmje, dhe sipas stinëve, transmeton Telegrafi.
Christian Dior thotë se “parfumet janë ‘prekja’ e fundit e stilit të një gruaje’, por cilat parfume i përdorin gratë e famshme me stil – Rosie, Gigi, Bella, Selena, Kaia, Hailey, Zendaya?
Rosie Huntington-Whiteley nuk fsheh fiksimin e saj të parfumeve Byredo, ndërsa më i preferuari është Gypsy Water, me aromë unisex, të cilin e karakterizojnë nota druri. Bazën e përbëjnë aromat e drurit santalit, vaniljes dhe ambras, notave të mesme të halave të pishave dhe temjanit, si dhe aromat e larta të limonit, bergamotës, piperit dhe dëllinjës.
Megjithatë, nuk është i vetmi parfum që përdor – sepse ai që i ngjall kujtimet e saj të preferuara është Jo Malone Lime Basil Mandarin, që i kujton nënën dhe gjyshen. Ky parfum unisex agrumesh përmban aroma të gëlqeres, mandarinës, bergamotit, borzilokut, trumzës, jargavanit dhe irisit dhe paçulit.
Notat e drurit dhe agrumeve i preferon edhe Gigi Hadid, e cila gjithherë e rikthehet parfumit Acqua di Gioia. Notat e saj të sipërme janë limoni nga amalfia dhe menta, të mesme jasemini, bozhuri dhe piperi i kuq, ndërsa bazën e përbëjnë cedri, sheqeri i kafenjtë dhe rrëshira labdanum.
Nga ana tjetër, motra e saj Bella Hadid është fytyra e aromës Versace Dylan Blue, një parfum me lule frutash me notat e mollës jeshile, rrush pa fara e zezë, pjeshkës, trëndafilit, jaseminit, por edhe myshkut dhe paçulit.
Aromat e frutave dhe të luleve i pëlqen edhe Zendaya, fytyra e parfumit Lancome Idole. Dardha dhe bergamoti si nota kryesore, trëndafila dhe jasemini formojnë zemrën, ndërsa myshku dhe vanilja formojnë bazën e këtij parfumi, i cili është i dashur nga ikona e re e modës.
Manekinia dhe vajza e supermanikines Cindy Crawford, Kaia Gerber, stilin e së cilës e adhurojmë, gjithmonë përdor aroma të freskëta – të parfumit Marc Jacobs Daisy Love të cilin e hapin notat e frutave të manit, në esencë është aromë delikate e luleshqerrës, notat sensuale të drurit dhe myshkut formojnë bazën. Dashuria e Kainës për parfumet e kësaj linje ka zgjatur prej kohësh – modelja e njohur tha se parfumi i parë që zotëronte ishte Daisy.
Aromat e Marc Jacobs pëlqehen gjithashtu nga Selena Gomez me Daisy Eau So Fresh, e cila kombinon tonet e mjedrës, grejpfrutit dhe jeshiles, zemra e luleve përbëhet nga jasemini, trëndafili i egër, manushaqja, ndërsa baza është myshku, kedri dhe kumbulla.
E famshmja Hailey Bieber pëlqen gjithashtu notat e lychee (qershia kineze) dhe jasemini; një parfum që përshkruan gruan sensuale dhe joshëse pariziane, Ex Nihilo Fleur Narcotique. Notat e sipërme janë bergamot, lychee dhe pjeshkë, zemra është jasemini, lule portokalli dhe bozhure, ndërsa baza përbëhet nga nota druri dhe myshku.
Por ky parfum i veçantë nuk është i vetmi që përdor Hailey, dhe ajo zbuloi se një nga të preferuarit e saj është një nga linja e parfumeve të famshëm – R.E.M. Ariane Grande, një aromë e ëmbël orientale që përmban aroma të karameles, kripës, fikut, ftoit, livandës, luleve të dardhës, dru sandalit dhe myshkut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje