LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Deçan, pesë të arrestuar

Rrahje në Deçan, pesë të arrestuar
Foto: Ilustrim

Në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, të premten më 22.07.2022 rreth orës 15:20 janë arrestuar 5 të dyshuar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje në mes vete.

Policia njofton se si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.


Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/