LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i Romës i propozon për martesë të dashurës para syve të Jose Mourinhos, trajneri emocionohet dhe duartroket në fund

Tifozi i Romës i propozon për martesë të dashurës para syve të Jose Mourinhos, trajneri emocionohet dhe duartroket në fund

Gjiganti italian Roma po qëndron në Portugali për të kryer fazën përgatitore para sezonit të ri.

E gjatë qëndrimit në Portugali, një gjë e pazakontë ka ndodhur pas stërvitjeve të ditës së premte në kampin verdhekuq.

Një tifoz i madh i Romës që jeton në Portugali kishte menduar të bëj një gjë unike, duke i propozuar të dashurës së tij për martesë para syve të Jose Mourinhos.


Si duket për këtë propozim ishin në dijeni vetëm tifozi në fjalë dhe punëtorët e mediave sociale të Romës, pasi Jose Mourinho, stafi i tij dhe e dashura e tifozit u zunë në befasi.

Fillimisht çifti bëri një foto me Mourinhon, para se tifozi t’i kërkoj portugezit të qëndroj për disa sekonda, pasi qëllimi i tij është që ta ketë ‘Special One’-n dëshmitar të kësaj ngjarje.

Mourinho fillimisht nuk e kishte të qartë se për çfarë bëhej fjalë, por pastaj qëndroi dhe u emocionua.

Tifozi i Romës i propozoi të dashurës për martesë dhe mori një përgjigje pozitive, derisa Mourinho me stafin e tij duartrokitën për idenë origjinale të tij.

Roma ka shpërndarë videon në rrjetet sociale, derisa kanë mjaftuar pak minuta që ky tifoz të bëhet viral dhe tani mund ta sheh vetën në gjitha mediat botërore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Premier League

"Ajo që ndodhi në Bukuresht, nuk përsëritet në Prishtinë" - kreu i Dardanëve, Berisha flet për mediat rumune para ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori