LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM konfirmon referendumin, LSDM dhe ASH deklarohen kundër

OBRM-PDUKM konfirmon referendumin, LSDM dhe ASH deklarohen kundër

Nismën për referendum, partia opozitare OBRM-PDUKM e konfirmoi edhe në Komitetin ekzekutiv të partisë, por ende nuk është caktuar se si do të formulohet pyetja për referendum.

Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski tha se për formulimin e saj do të konsultohen ekspertë të sferave të ndryshme, ndërsa e njëjta do të formulohet në bazë të kontestit dypalësh, Protokollit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe Kornizës negociuese.

Ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë pjesë e pyetjes për shkak se, siç tha, grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së është garantues se ato nuk do të ndodhin, informon Tv21.


“Sollëm vendim që referendumi të jetë prioritet mbi të gjitha prioritetet. Këto janë tre procese të ndara, procesi i parë është kontesti dypalësh së bashku me protokollin që është burim i problemit. Procesi i tretë që varet nga i dyti, është prezantimi përfundimtar ose miratim publik i kornizës negociuese. Kjo do të thotë se referendumi duhet të vendoset mes procesit të parë dhe të tretë”, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Por nga LSDM-ja thonë se partia opozitare me paralajmërimet e këtilla për realizimin e referendumit i manipulon qytetarët dhe se brenda partisë nuk ka kapacitet demokratik dhe se Mickoski është i vetmi që sjell vendime.

“OBRM-PDUKM-ja në këtë moment sillet në mënyrë hipokrite, është pa ide dhe përhap lajme të rreme. Më konkretisht, OBRM-PDUKM kërkonte referendum edhe për Marrëveshjen e Prespës, por e bojkotuan këtë referendum. OBRM-PDUKM-ja grumbullonte nënshkrime për Regjistrimin, të cilin gjithashtu e bojkotuan. OBRM-PDUKM-ja është një parti pa ide, e cila ka për obligim t’u shpjegojë qytetarëve – përse i ka gënjyer se ka bullgarizim dhe asimilim, ka për obligim t’u shpjegojë qytetarëve sepse i ka gënjyer dhe manipuluar në këtë periudhë”, tha Mile Taleski nga LSDM.

As opozitarja Aleanca për shqiptarët nuk jep mbështetje për mbajtjen e referendumit.

Nga kjo parti thonë se me votimin e propozimit francez, e kanë thënë qëndrimin e tyre.

“Qëndrimi ynë në lidhje me referendumin ne e kemi dhënë ditë e shtunë shumë qartë. Ditën e shtunë ne e votuam propozimin francez dhe ishim faktorë vendimtar, ju e dini po të mos ishim ne propozimi francez nuk do të kalonte, ky është fakt. Me vetë përakrahjen e tonë të propozimit francez ne kemi treguar dhe dëshmuar se rruga e vetme e Maqedonisë është Unioni Evropian dhe ska alternativë tjetër”, tha Halil Snopçe nga ASh.

Që të organizohet referendum ku qytetarët do të mund të deklarohet në lidhje me propozimin francez, opozitarja OBRM-PDUKM duhet të mbledhë 150 mijë nënshkrime nga qytetarët, nënshkrime këto të cilat pastaj i dërgon në Kuvend, organ që duhet ta shpallë referendumin.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori