LAJMI I FUNDIT:

Ulen përsëri çmimet e karburanteve në Shqipëri, nafta shkon në 226 lekë [1.9 euro] për litër

Ulen përsëri çmimet e karburanteve në Shqipëri, nafta shkon në 226 lekë [1.9 euro] për litër

Ulet çmimi me naftës në Shqipëri me 6 lekë dhe ai i benzinës me 5 lekë.

Bordi i Transparencës vendosi sot që çmimi i naftës të jetë 226 lekë [1.9 euro] për litër, vetëm një ditë pasi lajmëroi ulje me 8 lekë për naftën dhe 2 lekë për benzinën.

Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë 211 lekë [1.77 euro] për litër.


Çmimi i gazit nuk ndryshon dhe është 81 lekë [0.68 euro] për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot pasdite dhe të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /Telegrafi/