LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu takoi ambasadorin Hovenier dhe sekretaren Johnson, flasin për vettingun dhe luftimin e korrupsionit

Haxhiu takoi ambasadorin Hovenier dhe sekretaren Johnson, flasin për vettingun dhe luftimin e korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim një delegacion të prirë nga Zv.Ndihmës Sekretarja, Lisa Johnson dhe Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

“Bashkëpunim të shkëlqyer e quajti ministrja Haxhiu raportin me Ambasadën Amerikane në Kosovë, e cila ndër të tjera, përmes programeve si INL, OPDAT dhe ICITAP vazhdon të mbështesë procese të rëndësishme të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sundimi ligjit, lufta anti-korrupsion, procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë-duke përfshirë edhe aspektet e drejtësisë penale, ishin tema të cilat zgjuan interesim nga zv.ndihmës sekretarja Johnson, duke trajtuar po ashtu me një vëmendje të shtuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në nismat e saj që parandalojnë dhe luftojnë dukurinë e dhunës në familje.


“Në kuadër të agjendës së SHBA-ve në luftën globale kundër korrupsionit, znj. Johnson e vlerësoi si partner të rëndësishëm Republikën e Kosovës, për çka vlerësoi se ky bashkëpunim do të sjellë edhe rezultatet e saja në forcimin dhe zbatimin e ligjit dhe rendit juridik. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i deritanishëm ka sjellë rezultate të mira dhe se i njëjti do të vazhdojë edhe më tej për t’i kontribuar forcimit të sundimit të ligjit dhe drejtësisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori