LAJMI I FUNDIT:

Qentë mund të ndihmojnë në reduktimin e krimit dhe rritjen e sigurisë nëpër lagje

Qentë mund të ndihmojnë në reduktimin e krimit dhe rritjen e sigurisë nëpër lagje
(Foto: NO Animal Hospital)

Një studim i ri nga Universiteti Shtetëror i Ohios ka treguar se lagjet me më shumë qen priren të kenë më pak krime.

Nëse dëshironi të gjeni një lagje të sigurt për të jetuar, zgjidhni ato ku banorët i besojnë njëri-tjetrit, por gjithashtu ku mbajnë shumë qen – sugjeron një studim i ri.


Në një studim të realizuar në Columbus, studiuesit vunë në dukje se lagjet me më shumë qen kishin shkallë më të ulët të vrasjeve, grabitjeve dhe një masë më të vogël të sulmeve të rënda, në krahasim me zonat me më pak qen, të paktën kur banorët kishin gjithashtu nivele të larta besimi te njëri-tjetri.

(Foto: Galseb)

Rezultatet e studimit të publikuar në revistën Social Forces, sugjerojnë se njerëzit që i shëtitin qentë e tyre, kontribuojnë për praninë më të madhe të njerëzve nëpër rrugë, gjë që mund të dekurajojë krimin – është shprehur Nicolo Pinchak, autori kryesor i studimit, njëherësh kandidat për doktoraturë në Sociologji në Universitetin Shtetëror të Ohios.

Pse qeni juaj vazhdon të largohet nga oborri?
Lexo po ashtu Pse qeni juaj vazhdon të largohet nga oborri?

“Njerëzit që i shëtitin qentë e tyre, në thelb patrullojnë në lagjet e tyre. Ata shohin kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe kur ka të huaj të dyshimtë në zonë. Kjo mund të jetë një pengesë për krimin”, ka shpjeguar Pinchak.

(Foto: VisitMontanejos)

Sociologët kanë teorizuar prej kohësh se një kombinim i besimit të ndërsjellë dhe mbikëqyrjes lokale midis banorëve të lagjes, mund t’i pengojë kriminelët – ka shtuar bashkautori i studimit, Christopher Browning, një profesor i sociologjisë në Ohio. /Telegrafi/