LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane në Shqipëri përshëndet qëndrimin e Britanisë: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane në Shqipëri përshëndet qëndrimin e Britanisë: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Britanisë së Madhe, për ‘shënjestrimin’ e disa shqiptarëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprime kriminale dhe korrupsion.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim është shprehur se kushdo që ka abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten, duke u përfshirë në korrupsion dhe minuar demokracinë.

Diplomatja theksoi se askush nuk është mbi ligjin.


Britania e Madhe vë ‘në shënjestër’ disa shqiptarë, lidhje me krimin
Lexo po ashtu Britania e Madhe vë ‘në shënjestër’ disa shqiptarë, lidhje me krimin

“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, pra ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Twitter. /Telegrafi/