LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur në Spanjën lindore nga festivali i vrapimit të demave

Tre të vdekur në Spanjën lindore nga festivali i vrapimit të demave

Tre burra kanë vdekur brenda 24 orëve si pasojë e plagëve të marra gjatë festivaleve të vrapimit të demave në Spanjën lindore.

Ata të gjithë kishin marrë pjesë në festivalin tradicional (të vrapimit me dema) të rajonit të Valencias, kur demat lëshohen nëpër qytete, dhe shpesh njerëzit vrapojnë përpara tyre.


Grupet e të drejtave të kafshëve janë ankuar prej kohësh për rreziqet që paraqesin ndaj publikut ashtu edhe ndaj kafshëve, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Ata thonë se 20 njerëz kanë vdekur në rajon në tetë vjetët e fundit.

Të tre burrat që vdiqën ishin lënduar rëndë gjatë dy javëve të fundit.

Në një nga incidentet, në Picassent, në jug të qytetit të Valencias, një burrë 56-vjeçar, i cili kishte qëndruar pas një blloku në mes të rrugës, u hodh në ajër nga demi dhe pësoi një dëmtim traumatik në tru. Ai vdiq të martën në spitalin e Valencias, nëntë ditë pas ngjarjes.

Një burrë, 50-vjeçar, gjithashtu vdiq në spital pasi mushkëria e tij u shpua nga një dem në Meliana, në veri të Valencias.

Siç bëhet e ditur një vizitor francez 64-vjeçar vdiq të hënën nga plagët që pësoi në Pedreguer, më poshtë bregdetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori