Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka mbledhje, priten rekomandime të reja për situatën epidemiologjike në Maqedoni
Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mblidhet në orën 12:00 dhe në mbledhje do të diskutohet për situatën epidemiologjike.
Pritet që të ketë rekomandime të reja.
Në seancën e kaluar, komisioni nuk miratoi masa shtrënguese shtesë.
Masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në transportin publik, objektet shëndetësore, farmacitë dhe ambientet për kujdesin e të rriturve dhe personave me aftësi të kufizuara mbeten të vlefshme.
Për disa ditë radhazi, numri i të infektuarve të rinj është mbi 700 dhe vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 792 raste të reja me Covid-19 nga 1774 testime.
Pothuajse gjysma e të sapoinfektuarve në Shkup.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 3595.
Në buletinin e mbrëmshëm për Covid-in nuk është regjistruar asnjë person i vdekur, por një ditë më parë nga Covid-19 kanë vdekur dy persona, njëri prej të cilëve 23 vjeç nga Shën Nikolla.
Komisioni u bën apel qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, të shmangin vizitat në dhoma të mbyllura dhe të paajrosura, përveç rasteve urgjente.
Në raste të tilla rekomandohet mbajtja e maskës mbrojtëse dhe mbajtja e distancës.
Javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë rekomandoi mbajtjen e maskave në dhoma të mbyllura gjatë qëndrimeve të gjata dhe ventilim të rregullt.
“Kur qëndroni në një dhomë të mbyllur për një kohë të gjatë, duhet të vendosni maska dhe personat nga kategoritë e rrezikut duhet të mbajnë një maskë të paktën FPP2 ose H95 ose FFP3. Dhomat në të cilat njerëzit qëndrojnë më gjatë (zyrat, klasat në kopshte, dhomat e mbledhjeve, etj.), si dhe ambientet sportive, duhet të inspektohen dhe dezinfektohen rregullisht. Për të shmangur grumbullimet e panevojshme në grupe të mëdha dhe sa herë që është e mundur të ruhet një distancë prej dy metrash”, thanë nga Ministria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet