LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite përfituese e madhe e agresionit rus në Ukrainë

Arabia Saudite përfituese e madhe e agresionit rus në Ukrainë

Arabia Saudite është ndër vendet që po fiton para nga agresioni rus kundër Ukrainës. Ajo e blen naftën ruse me çmim të ulët dhe më pas ia rishet shtrenjtë vendeve perëndimore.

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, shkaktuan rritjen e çmimit të pothuajse të gjitha produkteve energjetike, përfshirë këtu edhe naftën.

Gruaja ukrainase sulmoi separatistët pro-rus që duan ta dërgojnë me forcë burrin e saj në luftë
Lexo po ashtu Gruaja ukrainase sulmoi separatistët pro-rus që duan ta dërgojnë me forcë burrin e saj në luftë

Agjencia reuters njoftoi se Arabia Saudite, e cila është prodhuesi më i madh i naftës në botë pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dyfishoi importin e naftës ruse në tremujorin e dytë të këtij viti.


Rusia nuk është e vetmja nga e cila blen naftë Arabia Saudite. Bloomberg njoftoi se e blen këtë produkt energjetik si nga Egjipti ashtu edhe nga Estonia. Kjo shpjegohet me eksportin indirekt të naftës ruse në një vend që nuk ka nevojë për naftë ruse.

Gjatë vizitës së javës së kaluar në Arabinë Saudite, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kërkoi rritjen e furnizimit me naftë në Perëndim. Sauditët nuk u pajtuan me këtë, duke thënë se kjo do të varet nga rregullat e tregut, dmth nga kërkesa. Arsyeja për këtë është se ata nuk duan të shkaktojnë ulje të çmimit të naftës, e cila është burimi kryesor i të ardhurave të tyre.

Në fund të prillit, Bloomberg shkroi për Katarin si një vend që gjithashtu përfitoi shumë nga agresioni rus kundër Ukrainës. Vlerësohet se dërgesa e gazit nga Katari këtë vit duhet të arrijë në më shumë se 100 miliardë dollarë, që është hera e parë që nga viti 2014.

Rusia ka ndryshuar synimet në Ukrainë
Lexo po ashtu Rusia ka ndryshuar synimet në Ukrainë

Vlerësimi është bërë bazuar në tendencat e tremujorit të parë të këtij viti. Kjo do t’i mundësojë këtij vendi të shpenzojë edhe më shumë dhe të bëjë që fondi i tij shtetëror të arrijë në 450 miliardë dollarë.

Duke marrë parasysh nevojat e Evropës për gaz të lëngshëm, në Katar ka nisur realizimi i një projekti me vlerë 30 miliardë dollarë për të rritur eksportin e kësaj energjie me 60 për qind deri në vitin 2027. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori