Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë nesër dy seanca plenare, njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 11:00.
Ndërsa e para është vazhdim i seancës së mëhershme, pikë diskutimi në seancën e re plenare do të jetë mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë të drejtë.
Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim, por procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.
Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave. Edhe Parlamenti Evropian në prill të këtij viti ka dhënë pëlqimin e vet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lirë në zonën Schengen deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj) dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen.
Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të liberalizimit të vizave, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës, shënim zyrtar në dosjen tuaj ku figuron shkelja dhe e fundit dhe ndalimi i hyrjes së Schengen në të ardhmen. Ky ndalim zakonisht vlen për tre deri në pesë vitet në vijim.
Për më tepër, në rast se vërehet një numër i dukshëm i abuzimeve me të drejtën e udhëtimit pa vizë, atëherë BE mund të suspendojë liberalizimin e vizave për shtetin përkatës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova