LAJMI I FUNDIT:

Argjentinasi i panjohur që dikur ishte lojtari i tretë më i paguar në botë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit

Argjentinasi i panjohur që dikur ishte lojtari i tretë më i paguar në botë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit

Yjet më të mëdhenj të futbollit sot fitojnë shumë para dhe situata ndryshon nga dita në ditë, ndërsa para disa vitesh në krye të listës ishte një futbollist që vështirë se do të kishit dëgjuar.

Pikërisht 10 vjet më parë, argjentinasi Dario Conca ishte futbollisti i tretë më i paguar në botë, menjëherë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët luanin te Real Madridi dhe Barcelona.


Në vitin 2011, Conca luante për Fluminense dhe fitoi kampionatin brazilian. Më parë, ai ishte lojtari më i mirë i Serie A braziliane në vitet 2009 dhe 2010.

Shumë klube të famshme ishin të interesuara për shërbimet e tij, por ai zgjodhi paratë në vend të një karriere më të mirë.

Në vend të Evropës, ai u transferua në Superligën Kineze dhe luajti për Guangzhou Evergrande. Klubi kinez ndau një rekord të atëhershëm 10 milionë dollarë, që u bë transferimi më i madh në futbollin kinez.

Por gjëja më interesante është paga.

Conca fitonte 170 mijë funte në javë (200 mijë euro), të cilat i mjaftuan për të qenë futbollisti i tretë më i paguar në botë, pas Ronaldos dhe Messit.

Kontrata e Conca ishte një nga të parat e mëdha në futbollin kinez dhe rruga e tij u ndoq nga yje të shumtë evropianë dhe amerikano-jugorë që shkuan në Kinë për vite me radhë dhe fituan para të mëdha.

Argjentinasi ishte mjaft i mirë në Guangzhou ku shënoi 54 gola në 99 paraqitje.

Ai luajti në atë klub për tre vjet, por shkaktoi probleme të shumta, ndaj u suspendua me nëntë ndeshje sepse reagoi ashpër ndaj vendimit të trajnerit për ta zëvendësuar gjatë një ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori