Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vlerëson përpjekjet e Qeverisë së Kosovës në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022, që përfshinë vlerësimet për 188 vende të botës, përfshirë vetë SHBA-në.
Ky raport i klasifikon vendet në tri nivele. Kosova vazhdon të renditet në nivelin e dytë. Ngjashëm sikur një vit më parë.
Raporti thekson se Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por që po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë.
“Qeveria e Kosovës demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti në nivelin e 2-të”, thuhet në raport.
Këto përpjekje, sipas raportit, përfshijnë ndjekjen penale dhe dënimin e më shumë trafikantëve dhe identifikimin e më shumë viktimave.
Qeveria, thuhet në raport, shtoi përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. U identifikuan 22 viktima, krahasuar me 17 në vitin paraprak.
Nga këto, 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe 3 të lypjes së detyruar; 16 ishin vajza, 4 gra dhe dy djem, ndërsa 1 viktimë ishte nga Shqipëria.
Njësoj sikurse edhe viteve të kaluara, raporti thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Kosovë si dhe jashtë saj dhe së shumica e viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza.
Raporti thekson se Qeveria organizoi një fushatë të fuqishme vetëdijesimi dhe institucionet koordinuese mblodhën dhe përgatitën raporte tremujore.
Organet e zbatimit të ligjit vazhduan ta klasifikojnë kërkimlëmoshën e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre, si neglizhencë ose abuzim prindëror në vend se trafikim, dhe për shkak të procedurave jo të duhura të identifikimit për kërkimlëmoshën e detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar disa viktima të paidentifikuara trafikimi.
Lidhur me ndjekjen penale, Raporti thekson se policia, prokuroritë dhe gjykatat përdorin metoda të ndryshme për numërimin e rasteve të përndjekjeve dhe kjo ka çuar në statistika të paqëndrueshme.
Në raport theksohet se Policia hetoi 17 raste të reja me 43 të dyshuar, krahasuar me 62 raste të reja në vitin paraprak të raportimit.
Policia hetoi gjithashtu shtatë të dyshuar të tjerë për “shfrytëzim të shërbimeve seksuale nga një viktimë e trafikimit”, krahasuar me nëntë të dyshuar në vitin paraprak.
Autoritetet ndoqën penalisht 35 raste të reja, me 60 të pandehur, krahasuar me 20 raste të reja me 32 të pandehur në vitin paraprak.
Gjykatat dënuan shtatë trafikantë, krahasuar me tre në vitin paraprak. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie.
Derisa një gjykatës dënoi një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tri vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me gjobë prej 300 eurosh.
Prandaj, raporti thekson se dënimet me kusht dhe ato të gjobave zhvlerësuan përpjekjet për t’i mbajtur trafikantët përgjegjës, dobësuan parandalimin, krijuan shqetësime të mundshme për sigurinë e viktimave dhe nuk ishin të barasvlershme me seriozitetin e krimit.
Edhe si viteve të kaluara raporti ka theksuar se Gjykatat nuk e zvogëluan numrin e përgjithshëm të lëndëve që përfshijnë rastet e trafikimit dhe 70 raste mbeten të hapura nga vitet e mëparshme.
Raporti ka 13 rekomandime për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mes tyre: të hetojë fuqimisht, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë; t’u shqiptojë trafikantëve të gjetur fajtorë, burgim në përputhje me dënimet e parashikuara; të hartojë udhëzime me shkrim dhe fuqizojë përpjekjet për identifikimin dhe asistimin e fëmijëve të eksploatuar në kërkimlëmoshën e detyruar; të zvogëlojë më tej numrin e lëndëve të pazgjidhura nga gjyqësori, duke përfshirë rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.
Me këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore kanë premtuar se do të angazhohen që të gjitha këto rekomandime nga Raporti i Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Personave për vitin 2022, të trajtohen seriozisht nga Autoriteti Kombëtar Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe institucionet tjera relevante të Republikës së Kosovës, me qëllim të luftimit sa më efikas të kësaj dukurie që po vazhdon të shqetësojë jo vetëm vendin tonë, por tërë globin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendet i vdekur në oborrin e një shtëpie 69-vjeçari në Gjilan, afër trupit është gjetur një armë zjarri
Fetai: Rënia në Indeksin e Korrupsionit, pasojë e keqqeverisjes LSDM-BDI
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht