Çdo verë qyteti i Pejës merr një ngjyrë ndryshe – kjo falë festivalit të animacionti dhe filmit, Anibar, i cili organizohet tash e 13 vite.
Ishte pikërisht edicioni i 13-të ai i cili përcaktoi edhe temën e sivjetme mbi të cilën u zhvillua festivali, e quajtur “Besëtytnitë”, kjo pasi në popull ekziston një besëtytni tradicionale mbi numrin 13 dhe fatkeqësitë që ky numër mund të sjellë.
Por vetëm ters dhe fatkeqësi duket se nuk pati në organizimin e Anibarit sivjet, kjo pasi sipas koordinatores Rina Statovci, gjithçka ka shkuar si më së miri.
“Gjithçka është duke shkuar super, sepse kemi qenë pak skeptikë duke marrë parasysh temën që e kemi pasur, ‘Superstitions (Bestytnitë)’. Kemi shumë mysafirë, njerëz që kanë ardhur qoftë prej rajonit, qoftë prej Kosovës por edhe vendeve të tjera të botës dhe jemi shumë të lumtur që e filluam me këmbë të mbarë”, tha Rina për Telegrafin.
Tutje, ajo u shpreh se është pikërisht ky festival ai i cili po i jep gjallëri qytetit të Pejës, i cili gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me kulturën dhe në veçanti kinematografinë.
“Definitivisht numri i pjesëmarrëse të festivalit është jashtëzakonisht i madh. Po vërehet edhe qyteti i Pejës është gjallëruar. Krejt rrugët janë të mbushura me njerëz, kinematë i kemi të mbushura”, shtoi koordinatorja e Anibarit.
Dez Stavracos është një artist nga New Yorku, i cili ka qëndruar gjatë gjashtë ditëve të organizimit në Anibar, ku edhe ka ligjëruara para pjesëmarrësve mbi temën e animacionit dhe aplikimit të tij në reklama.
Ai për Telegrafin tregoi se si po i duket Kosova, shtet ky të cilin pati rastin që sivjet ta vizitojë për herë të parë.
“Pra, unë jam nga ShBA-ja, saktësisht nga New Yorku. Dhe unë jam këtu për të bërë një prezantim rreth animacionit në reklama. Është hera ime e parë këtu, po vij si mysafir i Lizës, ajo më rekomandoi që të vija dhe më prezantoi me njerëzit dhe ne organizuam këtë prezantim. Epo, është hera ime e parë. Dhe është një festival fantastik. Kurimi është i shkëlqyer. Ashtu si gjithçka që kam parë është vërtet, shumë e mirë, dhe njerëzit janë thjesht më të mirët. Kështu që po kaloj shumë mirë”, tha Stavracos për Telegrafin.
E një mendim të ngjashëm e pati edhe shoqëruesja e tij në këtë festival, artistja Lisa LaBracio.
Ajo tha se një vizitë në qytetin e Pejës dhe specifikisht në festivalin e Anibarit, do t’ua sugjeronte të gjithë njerëzve të vendit të saj në New York.
“Unë jam vizitore nga qyteti i New Yorkut. Epo, unë jam këtu për festivalin e animacionit, Anibar dhe jam e emocionuar që do të jap disa prezantime dhe të jem në panel dhe do të shikoj shumë filma të animuar. Po, më pëlqen festivali i Anibarit. Kam nja dy vjet që vij, kështu që jam një fanse e madh e festivalit. Është shumë argëtuese të jesh, më pëlqen energjia rinore, gjithë përfshirja e komunitetit dhe se sa entuziastë janë të gjithë këtu. Unë do të jua rekomandoja plotësisht njerëzve nga ShBA-ja dhe nga kudo që të vijnë me të vërtetë të vizitojnë Pejën, veçanërisht Anbarin. Mendoj se është një festival i madh dhe unë mendoj se është me të vërtetë një takim i mrekullueshëm i komunitetit lokal dhe komunitetit ndërkombëtar. Dhe është vërtet një vend i mrekullueshëm për të qëndruar”, tha Lisa për Telegrafin.
Edhe regjisorja britanike Kate Jessop pati lëvdata për Anibarin gjatë një interviste për Telegrafin.
Ajo tha se realizimi i festivalit të animacionit në parkun e qytetit buzë liqenit, ia ka dhënë një hijeshi dhe dëshirë më të madhe për të marrë pjesë sa më shpesh në të.
“Unë jam nga Brighton, Mbretëria e Bashkuar. Anibari është një nga festivalet e mia të preferuara. Nuk po them vetëm se po më ftojnë mua të flas, por unë e dua Anbarin. Unë e dua komunitetin këtu. Është vërtet e mrekullueshme buzë liqenit dhe gjithashtu ka gjithmonë një përzgjedhje vërtet të madhe programesh gjithashtu. Sapo kam qenë në programin e të drejtave të njeriut më herët dhe jam në juri gjithashtu për kategorinë studentore dhe ballkanike Gala Frécon”, theksoi ajo.
Edhe pjesëmarrësit në festival dukeshin mjaft të emocionuar.
Artisti kolumbian i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, i tha Telegrafit se ndjehet i lumtur që e vizitoi Kosovën për herë të parë, ani pse ishte paraparë të vinte edhe para tri vitesh në festival.
“Unë jam Santiego Perez, vij nga Kolombia, por tani jetoj në Bruksel dhe jam këtu sepse është hera e dytë që shfaq një nga filmat e mi në konkurs. Dhe këtë herë është një video-film i animuar që po shfaq. Kështu që vendosa të vij në Anibar. Ka një lloj mirësie, çiltërsie dhe spontaniteti që më pëlqen shumë nga Kosova deri më tani”, tha Santiego për Telegrafin.
Anibar 2022 u zhvillua nga data 13-19 korrik në Parkun e Qytetit në Pejë, ku në mbrëmjen finale u bë edhe vlerësimi dhe ndarja e çmimeve për filmat përkatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025