LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, po shihet jo shpresëdhënëse

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, po shihet jo shpresëdhënëse

Projektrezoluta e Shqipërisë për raportin e Dick Marty-t po vlerësohet se nuk mund të sjellë shumë ndryshime në këtë kohë. Njohësit e ligjit dhe të politikës konsiderojnë se kundërshtimi i atij raporti është i vonshëm.

12 vjet pas raportit të Dick Martyt në Këshillin e Evropës, dikush do të ndërmarrë një veprim konkret ndaj tij.


Partia Socialiste që e drejton Edi Rama ka përgatitur një projekt rezolutë kundër atij raporti e që pritet ta votojnë në Kuvendin e Shqipërisë e pretendojnë ta dërgojnë në shtator në Këshillin e Evropës.

Në projekt rezolutën 20 pikëshe argumentohet se pikat e akuzat në raportin e Dick Martyt mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte.

E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe njëherë nga Brukseli ka folur për luftën e UÇK-së, duke thënë se nuk mund të akuzohet një komb i tërë i cili u çlirua nga makineria e spastrimit etnik të Sllobodan Millosheviqit.

“Çfarë ne kërkojmë është që t’i themi botës që kjo ishte një maskaradë dhe kjo maskaradë nëpërmjet një sasie të pallogaritshme balte hedhur ndaj të gjithë vendit, ndaj një shteti të pavarur siç është Kosova dhe të gjithë luftës çlirimtarë. Nuk është akuzë, janë fakte. Nuk ka asnjë provë, të kushedi sa hetimeve, që ka pasur ndonjë trafikim të organeve njerëzore të organizuar nga udhëheqja e UÇK-së që ka qenë në fakt viktimë një sulmi të organizuar në të gjithë botën”, ka thënë Rama.

Shqipëria përgatit projektrezolutë kundër raportit të Dick Marty-t
Lexo po ashtu Shqipëria përgatit projektrezolutë kundër raportit të Dick Marty-t

Megjithëkëtë iniciativa e socialistëve nuk është shpresëdhënëse për të ndryshuar diçka, sipas avokatit Anton Nrecaj.

“Nuk mund të ketë asnjë efekt juridik për shkak që ne jemi duke i mbajtur pasojat nga raporti i Dick Martyt pasi ne tashmë kemi një gjykatë speciale e cila trajton rastet e krimeve të supozuara të luftës në Kosovë. Kështu që në aspektin juridik nuk mund të ketë efekt, pasi ndryshimi mund të bëhet vetëm nëse ka mbështetje të instrumenteve ndërkombëtare”, ka thënë Nrecaj.

Të vonuar po e vlerëson si veprim edhe njohësi i politikës në Shqipëri, Ben Andoni.

“Në një farë mënyre kjo është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë sepse tregon një cak të qëndrimeve të saj por personalisht mendoj që është shumë e vonuar, sepse në këtë moment për njerëzit e Kosovës që janë në Hagë,  për shkak të investimit shumë të madh që është bërë atje, për shkak të akuzave që kanë nuk besoj që në gjykatë ka për të ndikuar kjo rezolutë”, ka thënë Andoni.

Shqipëria, që është anëtare në Këshillin e Evropës që nga vitet e 90-ta, tek në qershor të këtij viti e pas një dekade nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty, njoftoi se do të nis procedura zyrtare në këtë institucion për ta kundërshtuar përmbajtjen e raportit, bazuar në të cilin pastaj edhe u themelua Gjykata Speciale për Kosovën./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori