LAJMI I FUNDIT:

Raporti i COVID-19: Një i vdekur dhe 842 raste të reja

Raporti i COVID-19: Një i vdekur dhe 842 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 2,069 testime të kryera nga IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit 842 persona kanë rezultuar pozitivë, me coronavirus.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Po në 24 orët e fundit janë shëruar 110 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 6,418.


Brenda 24 orëve janë dhënë 410 doza të vaksinës. /Telegrafi/