LAJMI I FUNDIT:

​Bislimi: Jam optimist që regjimi i vizave do të largohet shpejt

​Bislimi: Jam optimist që regjimi i vizave do të largohet shpejt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.

Bisilimi, duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, bëri të ditur se ka dështuar aranzhimi për takim Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Sipas tij, Vuçiq, ka dhënë arsye jo relevante për të mos u takuar me kryeministrin Kurti gjatë kësaj jave.


Madje, sipas tij, takimi me homologun e tij serb, Petkoviq dështoi edhe javën e kaluar.

Deliu-Kodra, Bislimit: A ke fjet zëvendëskryeministër, se jemi bë merak
Lexo po ashtu Deliu-Kodra, Bislimit: A ke fjet zëvendëskryeministër, se jemi bë merak

Duke folur për marrëveshjen për energjinë në veri, Bisilimi tha se ka vonesa të qëllimshme për zbatim të udhërrëfyesit nga Elektroserveri.

Para deputetëve, Bislimi u shpreh optimist edhe për liberalizimin e vizave.

“Është punuar bukur shumë me dëmtu procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo jam optimist që regjimi i vizave do të largohet shpejt”, tha ai./KP