Nga: Daut Dauti
Filmi ‘Cliffs of Freedom’, i shfaqur nga viti 2019, pretendon të jetë i bazuar në fakte historike. Filmi fillon me një skenë ku ushtarët e tërbuar turq shkatërrojnë një fshat dhe vrasin burra, gra e fëmijë grekë.
Gratë me fëmijë ikin për të shpëtuar dhe një grup i ushtarëve turq u vihet pas. Diku rreth 60 gra me fëmijë në krah, ndalen të një shkëmb dhe të gjitha hidhen për t’u mbytur në mënyrë që të mos bien në duar të turqve. Kjo është një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur në dhjetor të vitit 1803 afër fshatit Zalongo të Epirit.
Por, ngjarja është shtrembëruar deri në efektin e propagandës. Në realitet, gratë nuk kanë qenë greke e as ushtarët nuk kanë qenë turq. Gratë kanë qenë suliote kurse ‘turqit’ kanë qenë ushtarët shqiptarë të Ali Pashë Tepelenës. Lufta e Ali Pashës për t’i nënshtruar suliotët, që ka qenë luftë shqiptaro-shqiptare, këtu paraqitet si luftë e grekëve kundër turqve me tendencë të pavarësimit të Greqisë. Filmi vazhdon me këtë lloj të shtrembërimit të fakteve.
Në këtë skenë, një oficer otoman, koloneli Tarik, e sheh të fshehur një vajzë të vogël që ka mbetur pa u hedhur nga shkëmbi, por nuk e bezdis dhe me këtë ia shpëton jetën. Pastaj, filmi vijon me skenën tjetër që është pas 14 viteve. Vajza rritet kurse pamja e oficerit nuk ndryshon fare, përkundër tërë atyre viteve që kanë kaluar. Ngjarjet ndodhin në atë mënyrë që vajza, e cila bëhet shumë e bukur dhe patriote greke, dashurohet në oficerin otoman që ia ka shpëtuar jetën.
Oficerët otomanë kanë qenë temë që e ka ngacmuar gjithmonë literaturën evropiane. Në shumicën e rasteve përshkruhen si xhentëlmenë, të mençur, trima dhe elegantë. Kështu është edhe koloneli Tarik, rolin e të cilit e luan aktori britanik, Jan Uddin. Aktorja e bukur amerikane, Tania Raymonde, e luan rolin e vajzës bukuroshe greke, Ana Kristinës. Pjesa dërmuese e aktorëve janë britanikë dhe amerikanë (Billy Zane, Raquel Cassidy, Ruth Gemmel, Christopher Plumer …), kurse filmi është bërë në gjuhën angleze.
Dashuria mes oficerit otoman dhe vajzës greke është e natyrës së Romeo dhe Zhulietës. Të tilla janë edhe dialogjet, mes tyre, sikur edhe intriga e rrëfimit. Ana Kristina bëhet heroinë e Revolucionit Grek dhe inspirim për pavarësi të këtij vendi. Që të dy, pra vajza greke dhe oficeri otoman, përkundër vështirësive, ia dalin që të takohen gjatë luftës dhe të shkëmbejnë çaste dashurie. Kjo gjë nuk është e pamundshme, por në këtë film paraqitet shpesh si bizare. Është dashuri që i mungon esenca. Megjithatë, oficeri otoman është i kulturuar, largpamës dhe zemërmirë. Është i këtillë, siç na sygjeron filmi, vetëm për shkak se mësuesi i tij i fëmijërisë dhe këshilltari i tashëm është grek.
Një oficer tjetër otoman, kapiteni Sunal, rolin e të cilit e luan Raza Jaffrey, është nga oficerët e padëgjueshëm dhe mizorë. Ai i keqtrajton dhe i vret grekët edhe pse vet ka qenë i tillë para konvertimit në ‘turk’. Kjo gjë e ka një kuptim, por shumica e veprimeve nuk krijojnë ngjarje të logjikshme në këtë veprim. Të çuditshme janë edhe kostumet e të dy palëve. Banorët vazhdimisht flasin se si janë grekë dhe duan pavarësi të Greqisë, e cila gjë në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje, termi apo fjala ‘grek’ dhe ‘Greqi’ ka qenë tërësisht i panjohur për ta.
Sidoqoftë, kulmi i filmit është një luftë e njohur mes kryengritësve dhe otomanëve ku kanë humbur jetën mijëra njerëz në të dy anët, por në këtë film kjo ngjarje paraqitet si përleshje fshati.
Regjisori Van Ling, skenaristët Kevin Bernhardt dhe Marianne Metropoulos, duket se nuk kanë njohuri historike për këtë temë. Mungon edhe aspekti artistik. Aftësia luftarake e grekëve këtu është sikur në filmat e vendeve socialiste kur një partizan i vret 100 gjermanë për një minutë. Ndoshta filmi është bërë me qëllim që të ushqehet oreksi i historisë zyrtare greke, që në mënyrë të theksuar është i pasaktë dhe i manipuluar. Nëse e keni parasysh se ky projekt është financuar nga qeveria greke, atëherë mund ta shihni arsyen pse ky film, në mënyrë të konsiderueshme, mbetet brenda suazave të propagandës. Dobësitë shihen edhe në aktrim. Për këtë arsye filmi nuk ka treguar ndonjë sukses në kinematë botërore dhe nuk e ka përmbushur qëllimin. Kjo është për shkak se filmat e këtillë më nuk kalojnë.
Megjithatë, nuk është i vogël numri i atyre që e kanë shikuar e do ta shikojnë këtë film. Të gjithë shikuesit nuk kanë arsimim në histori për ta kuptuar shtrembërimin. Në Greqi ka qenë i mirëseardhur për shkak se e ka trashur narracionin zyrtar grek të historisë. Sidoqoftë, në Ballkan të gjithë bëjnë filma historik, pos shqiptarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje