LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron armë në Skenderaj

Policia sekuestron armë në Skenderaj

Të dielën kishte të shtëna me armë zjarri në një aheng, në një fshat të Skenderajt. Policia e Kosovës ka njoftuar se në Stacionin Policor Skenderaj është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime të shpejta, ku pas një kohe të shkurtër në një nga fshatrat në Skenderaj është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë me gas, një karikator pa fishek dhe tri gëzhoja.


Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G.G.,28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë. Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/