Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka propozuar rikthimin e maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura
Në periudhën në vijim pritet që Komisioni për Sëmundjet Infektive të vendosë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura gjatë qëndrimit të gjatë, si dhe ajrim të rregullt të dhomave.
Ky propozim i Ministrisë vjen pas rritjes së konstatuar të transmetimit të koronavirusit.
“Kur qëndroni në një dhomë të mbyllur, ambient të mbyllur, për një kohë të gjatë, duhet të vendoset maska, dhe personat nga kategoritë e rrezikut duhet të mbajnë një maskë të paktën të llojeve FPP2 ose H95 ose FFP3. Dhomat në të cilat njerëzit qëndrojnë më gjatë (zyrat, klasat në kopshte, dhomat e mbledhjeve, etj.), si dhe ambientet sportive, duhet të ajrosen dhe dezinfektohen rregullisht. Për të shmangur grumbullimet e panevojshme në grupe të mëdha dhe sa herë që është e mundur të ruhet një distancë prej dy metrash”, janë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë që i dërguan dje Komisionit.
Ministria dhe Komisioni po monitorojnë në mënyrë aktive situatën me Covid-19 në vend, por edhe situatën në nivel evropian dhe global.
Ndaj, siç thekson Ministria, edhe pse për momentin gjendja është relativisht e qetë, për të mbetur e tillë rekomandohet kujdes dhe marrja e masave për mbrojtje personale.
Kjo vlen veçanërisht për të moshuarit, njerëzit që kanë një ose më shumë sëmundje kronike dhe këdo që ka imunitet të dobët për çfarëdo arsye.
“Nëse qytetarët ndjejnë disa nga simptomat standarde (kollë e thatë, temperaturë, dhimbje fyti, dhimbje muskulore etj) duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë nga mjeku i familjes dhe duhet të vendosin maskë.
Numri i termineve për testimin e pacientëve tashmë është rritur në qendrat shëndetësore anembanë vendit, ndërsa vetëm në Shkup testimi bëhet në pesë pika”, informojnë nga Ministria.
Sipas Ministrisë, vaksinimi kundër Covid mbetet mbrojtja më efektive kundër zhvillimit të formave më të rënda të Covid-it dhe shtrimit në spital.
Rritja e numrit të rasteve të reja, sipas Ministrisë, është 79,9 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos