LAJMI I FUNDIT:

Momenti dramatik kur aeroplani që mbante ‘eksploziv’ dhe po udhëtonte nga Serbia për në Jordani përfshihet nga flakët – dhe rrëzohet në Greqi

Momenti dramatik kur aeroplani që mbante ‘eksploziv’ dhe po udhëtonte nga Serbia për në Jordani përfshihet nga flakët – dhe rrëzohet në Greqi

Një aeroplan mallrash ukrainas i cili thuhet se kishte tetë persona në bord ishte përfshirë nga flakët përpara se të rrëzohej pranë qytetit të Kavala në Greqinë veriore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Antonov An-12, në pronësi të Meridian, u përfshi nga flakët ndërsa po fluturonte nga Serbia në Jordani me ‘materiale të rrezikshme’ që besohet se ishin eksplozivë në bord.

Piloti kishte kërkuar një ulje emergjente në aeroportin e Kavalës aty pranë për shkak të një problemi me motorin, por sinjali i aeroplanit humbi, tha autoriteti grek i aviacionit.


Ndërkohë disa pamje tregojnë aeroplanin në flakë duke zbritur me shpejtësi përpara se të godiste tokën 40 kilometra në perëndim të aeroportit duke shkaktuar një seri të madhe shpërthimesh që mund të dëgjoheshin pranë qytetit.

Një aeroplan që po fluturonte nga Serbia në Jordani rrëzohet në Greqi – mediat serbe thonë se ishte i mbushur me municione dhe eksploziv
Lexo po ashtu Një aeroplan që po fluturonte nga Serbia në Jordani rrëzohet në Greqi – mediat serbe thonë se ishte i mbushur me municione dhe eksploziv

Dëshmitarët okularë thanë se Antonov An-12 ishte në flakë dhe se ata kishin dëgjuar shpërthime, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Athinës.

Një vendas, nga rajoni malor, Giorgos Archontopoulos, i tha televizionit shtetëror ERT se kishte ndjerë se diçka nuk shkonte sapo dëgjoi zhurmën e motorit të aeroplanit.

“Në orën 22:45 u befasova nga zhurma e motorit të aeroplanit”, tha ai. “Dola jashtë dhe pashë motorin në zjarr”.

Vendasit, të cilët raportuan se kishin parë një top zjarri dhe një shtëllungë tymi, si dhe mediat greke mendojnë se aeroplani mbante eksploziv.

Filippos Anastasiadis, kryebashkiak i qytetit të afërt të Paggaio, tha për Open TV: “Aeroplani u rrëzua rreth dy kilometra larg nga një zonë e banuar.”

Gjithsej 15 zjarrfikës dhe shtatë makina u vendosën për të shuar zjarrin që shpërtheu pas përplasjes me më shumë të tjerë nga ekipet e shpërthimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori