LAJMI I FUNDIT:

Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 

Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 

Ish prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar sot në një konferencë për media në Prishtinë ka njoftuar në detaje rastin e saj gjatë kohës sa ishte në EULEX dhe me sfidat me të cilat është përballur nga koha kur kishte filluar të sinjalizonte se diçka nuk ishte në rregull.

Bamieh para gazetarëve në Kosovë tha se si një prokurore në Britani të Madhe me përvojë ndërkombëtare ishte caktuar për të ardhur në EULEX.


“Erdha në Kosovë që të jap kontributin tim. Unë kam pasur një rekord të mirë të rasteve. Jam marrë me raste të profilit të lartë në kohën sa kom punuar në Prokurorinë speciale”, tha Bamieh.

Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion sot mban konferencë për media në Prishtinë
Lexo po ashtu Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion sot mban konferencë për media në Prishtinë

Ajo bëri të ditur se ka pasur rastin e shpërthimit të një bombe në rrugën “Bill Clinton”, rastin e Ilir Tolajt, etj.

Bamieh tha se ka pasur qasje në përgjime të ligjshme, e nga të cilat pastaj ka kuptuar për ndërhyrje e ka pasur dyshime për korrupsion.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se gjyqtari ose prokurorja ishin fajtore. Çështja ime ishte se kishte dyshim të bazuar se diçka nuk shkonte në rregull dhe se duhej të bëheshin hetime”, tha ndër të tjera Bamieh.

Ajo deklaroi më tej se Tolajn e kishte përgjuar përmes telefonit që ai e mbante jashtëligjshëm  gjatë kohës sa ishte në burg. Më tej, ish prokurorja e EULEX-it pretendon se ndërmjetësuesit e Tolajt janë takuar me gjyqtarin e rastit Francesco Flori dhe kryeprokuroren Jaroslava Novotna në një restorant në Gërmi.

Ish prokurorja tha se ajo ende i ka kopjet e përgjimeve.

Sipas saj, pasi kishte raportuar ka filluar të ballafaqohet me kundërshtarë, është keqtrajtuar në zyre, e kanë përjashtuar.

Madje, siç tha ajo është quajtur edhe raciste dhe e çmendur.

Për detajet e rastit të ish prokurores Bamieh mund të shikoni më poshtë videon: /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori