LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e New Yorkut marrin udhëzime se çfarë të bëjnë në rast të një sulmi bërthamor

Qytetarët e New Yorkut marrin udhëzime se çfarë të bëjnë në rast të një sulmi bërthamor

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të New Yorkut ka mbrojtur vendimin për të publikuar një video njoftim që këshillon banorët se si t’i mbijetojnë një sulmi bërthamor pasi disa vunë në dyshim kohën e lëshimit.

Qëllimi i fushatës është të informojë qytetarët për mënyrat për të qëndruar të sigurt në rast se armët bërthamore shkojnë drejt New Yorkut.

“Nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për qytetin, por ne menduam se ishte e rëndësishme të adresonim këtë çështje”, tha Alison Pennisi, shefe e marrëdhënieve publike në Menaxhimin e Emergjencave.


Videoja prej 90 sekondash përshkruan tre hapa që duhet të ndërmarrin njujorkezët në rast të një “ndikimi të madh”, megjithëse zyrtarët thanë se mundësia e një sulmi ishte “shumë e ulët”, raporton aljazeera.

Në video thuhet se njerëzit duhet të kërkojnë strehim brenda ndërtesës larg dritareve, të qëndrojnë brenda për të reduktuar ekspozimin ndaj pluhurit radioaktiv dhe të ndjekin mediat për njoftime zyrtare.

“Unë mendoj se mesazhi po shkakton pak panik”, i tha Reuters, Lauren Hurwitz, një agjente imobiliare në New York. “Sinqerisht, ka shumë gjëra të tjera për t’u shqetësuar tani. Nëse më duhet të gjej strehë diku, do ta bëj patjetër”.

Nga ana tjetër, Matt Devin, një tregtar në kompaninë e teknologjisë, tha se mendonte se publikimi i videos ishte i justifikuar “Para së gjithash si masë parandaluese. Të them të drejtën, kam frikë. Kam frike. Mendoj shumë për të”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha të mërkurën se qeveria federale nuk kishte asnjë rol në publikimin e videos dhe tha se nuk besonte se ishte rezultat i inteligjencës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Australia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori