LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e Energjisë, si i shohin ekspertët investimet në qymyr?

Strategjia e Energjisë, si i shohin ekspertët investimet në qymyr?

Ministria e Ekonomisë në qershor të këtij viti ka publikuar Strategjinë për Energji 2022-2031.

Në këtë Strategji parashikohen investime qindra milionëshe në prodhimin e energjisë nga termocentralet, përkatësisht nga thëngjilli.

Një gjë të tillë po e shohin problematike ekspertët e energjisë të ftuar në emisionin ‘Kallxo Përnime’.


Fitim Kryeziu, inxhinier i tensionit të lartë si dhe menaxher i teknikës në rrjetin shpërndarës në Danimarkë, tha se investimi në thëngjill është investim në diçka pa të ardhme.

“Unë e shoh qymyrin si problematik sepse po investohen 200 milionë euro në diçka që nuk ka të ardhme. Ato 200 milionë euro të paktën me shiku ku munden me u investu. Të paktën për me pasë sigurim të furnizimit duhesh të marrësh një hap ta sigurosh”, tha ai.

Adhurim Haxhimusa, ekonomist i energjisë dhe profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuar në Grizon të Zvicrës, tha se për investimet dhe renovimet në termocentrale askund nuk përmendet fatura e energjisë që do të paguhet nga qytetarët.

“Në njërën anë thonë se po bëjnë renovimin e blloqeve, në anën tjetër thonë që kanë me apliku taksën e karbonit, po besoj që kur vendoset ajo taksë, atëherë cila energji më nuk është konkurruese me energjinë e thëngjillit, sepse rritet çmimi i prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli.  Nuk diskutohet në asnjë moment për faturat që do të paguajnë qytetarët, e vetmja gjë që thuhet paketat mbështetëse për qytetarët. Ti duhesh me bo paketa nxitëse jo mbështetëse”, tha Haxhimusa.

Ndërsa, Kristian Sevdari, inxhinier i energjetikës dhe doktorant për energji të renovueshme dhe mobilitet elektrik në Universitetin Teknik të Danimarkës, tha se investimet e planifikuara në rrjetin e energjisë për burimet e ripërtërishme është një pikë uji në oqean.

“Teknikë ekonomike është më mirë të bësh investime sepse ta shkosh te BRE. Duhet më shumë fonde për BRE sepse për thëngjillin sepse termocentralet veçse janë të ndërtuara. Por problemi qëndron se po duhet mendohet më 2030 sepse 2030 ka ardhur, është këtu. 10 vjeçari është shumë pak, është asgjë. Ka një kontradiktë shumë të madhe sepse në një anë thonë se do t’i zgjasin jetën termocentralit ndërsa në anën tjetër thonë se do të bëjnë investime edhe për akomodimin e 1.4 giga”, deklaroi ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori