Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se kërkesa e Petkoviq për të hyrë në Kosovë nuk ka qenë në përputhje me marrëveshjen që është mes dy vendeve. Sipas tij, nuk ekziston një besim në agjendat që dërgohen nga ai, pasi në të kaluarën Petkoviq i ka keqpërdorur duke dalë jashtë agjendës.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se kërkesa e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për t’u lejuar që ta vizitojë Kosovën, nuk është lejuar për shkak të mospërputhjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.
I ftuar në RTV Dukagjini, zëvendësministri Ahmeti ka treguar arsyet e moslejimit të vizitës së Petkoviqit.
“Së pari kërkesa nuk ka qenë në përputhje me marrëveshjen që është mes dy vendeve dhe Republika e Kosovës si shtet i pavarur ka të drejtë të ndalojë një hyrje të tillë. Zyrtari serb në Kosovë ka tentuar të hyjë pa leje, sipas marrëveshjes, agjenda duhet të jetë e koordinuar”, thotë ai.
Ndër të tjera, ai ka theksuar gjuhën e tij dhe atë të zyrtarëve serbë si të papërshtatshme.
Ahmeti ka thënë se tashmë, nuk ekziston një besim në agjendat që dërgohen nga zyrtari në fjalë sepse sipas tij, “ne kemi pranuar në të kaluarën, por ai i ka keqpërdorur duke dalë jashtë agjendës”.
Për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, zëvendësministri ka thënë se Qeveria është duke punuar intensivisht në këtë drejtim.
“Kriteret janë plotësuar tash e sa vite. Është një padrejtësi e madhe që u bëhet qytetarëve tanë nga BE, ne si qeveri po punojmë që këto dilema në raport me plotësimin e kritereve të hiqen”, ka thënë Ahmeti.
Lidhur me aplikimin në KiE, Ahmeti ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin në Këshillin e Evropës më 12 maj, ditë në të cilën kanë filluar edhe procedurat e mëtejshme.
Se sa do të marrin kohë finalizimet e procedurave të këtij aplikimi, ai ka thënë se mosekzistimi i një afati kohor për aplikime të tilla është një karakteristikë e KiE-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit