LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e larta në bregdetin e Vlorës, reagon Shoqata e Turizmit

Çmimet e larta në bregdetin e Vlorës, reagon Shoqata e Turizmit

Vëzhgimi në terren në disa biznese që ofrojnë shërbime hoteliere në Vlorë, tregoi çmimet jashtzakonisht të larta.

Në bazë të shërbimeve që ofrohen, mungesa e paketave, siguria në plazhe, janë disa nga faktorët që ndikojnë në zbrazjen e bregdetit të Vlorës nga turistët.

Shoqata e operatorëve në Vlorë, përmes kreut të saj e ka cilësuar të papranueshme këtë situatë. Vasil Bedinaj shprehet se nuk është dakord që turizmi në Vlorë vuan mungesën e turistëve për shkak të çmimeve të larta.


“Qyteti i Vlorës po afron akomodim dhe shërbim për të gjitha kategoritë e turisteve dhe siç mund ta shoh çdo turist çmimet dhe akomodimet janë sipas kategorive dhe e them me plot bindje që në Vlorë gjen hotele me 50 euro nata, me 40 me 30 pra të gjitha kategoritë e pushuesve. E kundërshtojmë lajmin se në Vlore ka hotele me 200 euro. Jo ato janë suita qe nëse një turist do një frigorifer të mbushur plot, po do ta paguaj edhe 200 edhe 250”, tha Bedinaj.

Rriten me 30% çmimet për pushuesit në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive
Lexo po ashtu Rriten me 30% çmimet për pushuesit në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive

Pengesë për Vlorën është mungesa e një aeroporti. Por, Bedinaj vë theksin edhe tek shtrenjtimi i biletave të mjeteve të transportit.

“Rritja ne akomodim është shume minimale, ajo qe po i shtrëngon turistet është udhëtimi për të ardhur drejt Vlorës. Po ta shihni biletat e avionëve janë dyfishuar ne te gjitha drejtimet. Po ta shihni porti i Vlorës qe kemi linjën e Italisë, një familje me 4 persona qe te vije në Vlorë i duhen 1000 euro vetëm rruga vajtje ardhje, ne rast se bileta e tragetit vitin e kaluar ka qene 60 euro këtë vit, është 100 plus makinën plus akomodimit apo sherbimeve te tjera”, tha ai më tej.

Bedinaj pretendon se çmimi 80 euro për një natë është I pranueshëm në hotel me 4 yje. Madje shkon edhe me tej duke thënë se hotele të tilla në vendet e BE-së e kanë natën 400-500 euro. Mungesës së strategjisë për ofrimin e paketave, Bedinaj ju përgjigj se si shoqatë bëjnë çdo ditë analiza për të kuptuar dhe reaguar ndaj situatës me turistët në qytetin bregdetar, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori