LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura merr me qira një veturë ‘Audi Q5’ “për nevojat e komunës”

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura merr me qira një veturë ‘Audi Q5’ “për nevojat e komunës”

Komuna e Skenderajt, e cila udhëhiqet nga Fadil Nura, në fund të muajit mars ka nënshkruar një kontratën për marrjen e një veture me qira.

Vetura e marrë me qira është e llojit “Audi Q5” dhe vlera e qirasë është 4,950 euro, sipas kontratës së publikuar në e-prokurim.

Procedurat e tenderimit kanë shkuar me çmim të kuotimit. Fitues i tenderit është shpallur autosalloni “Esat Xani B.I”.


I pari i Skenderajt, Fadil Nura, bëri të ditur për KALLXO.com se pagesa prej 4,950 euro do të jetë për 12 muaj.

Kryetari Nura ka deklaruar se viti i veturës është 2012. Sipas tij, këtë veturë e kanë marrë për nevoja të Komunës.

Ai thotë se kjo veturë është ekonomike, teksa shtoi se për shkak të gjendjes jo të mirë të automjeteve zyrtare, po planifikon që të investojnë në vetura të reja.

“[Pagesa] vjetore është. Gjendja është shumë e rëndë me automjete, domethënë nuk është investuar që dhjetë vite dhe kemi pas nevojë për nevoja të Komunës i kemi marrë për këtë vit, i kemi pa të arsyeshme. Në kuadër të KAB-it kam paraparë me planifiku buxhet me i ble veturat e reja që do të jenë në shërbim të zyrtarëve të Komunës. Kemi problem jashtëzakonisht të madh për me funksionu si administratë. E vjetër është [Vetura Audi Q5). Është model i vjetër por që shpenzon më pak, domethënë motorin e ka 2.0. E kemi marrë më ekonomik që është e që nuk kemi pas qare pa e marrë. Është në funksion për drejtorë, nuk është e caktune as për mua as për nënkryetarin, është kryesisht për nevoja të administratës”, u shpreh Nura.

Kryetari i Skenderajt tha se aktualisht kanë pesë vetura të lloji “Golf” që janë blerë në vitin 2009.

“Janë diku 5 ‘Golf’-a që janë ble kur kemi qenë ne në 2009-tën, e që janë më shtrenjtë të kushton mirëmbajtja e tyre se me ble të ri”, u shpreh tutje ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori