Ishte pikërisht presidenti amerikan Joe Biden që i pari njoftoi mbrëmë opinionin për të arriturat e Agjencisë Hapësinore Amerikane e njohur si NASA, kur publikoi imazhin e parë të shkrepur nga teleskopi hapësinor James Webb, kostoja e të cilit për t’u ndërtuar kushtoi 10 miliardë dollarë, dhe janë dashur mbi 10 vite punë dhe përkushtim që të realizohet ky projekt.
Ndërkaq sot NASA gjatë tërë ditës ka vazhduar me publikimin e imazheve nga James Webb, që po konsiderohet si teleskopi hapësinor që ndryshoi rrjedhën e historisë mbi atë se sa kemi qenë të informuar deri më sot për hapësirën, transmeton Telegrafi.
Botës iu prezantuan imazhet mbresëlënëse të një “çerdheje yjore” një ylli që po vdes dhe të mbuluar nga pluhuri, si dhe “vallen kozmike” midis një grupi galaktikash. Ky prezantim i sotëm nga punonjësit e NASA-s, po cilësohet si “agim i një epoke të re në astronomi”.
James Webb është një teleskop hapësinor që zëvendësoi teleskopin tjetër Hubble që për dekada të tëra u përdor nga NASA për hulumtime të shumta.
Falë rrezeve infra të kuqe, aftësia e teleskopit Webb nënkuptojnë se mund të “shikoj prapa në kohë” 100 apo 200 milionë vite më parë – duke na rikthyer në kohën e Big Bangut, ku për herë të parë shihen në mënyrë shumë të qartë duke shndritur yjet në Univers, që janë mbi 13.5 miliardë vite të vjetër.
Imazhet e para të mjegullnajave, një ekzoplanetë dhe grupime galaktikash, e bën botën shkencore të festojë sot dhe të përshëndetin këtë ditë të madhe për njerëzimin.
Astronauti britanik Tim Peak që i kaloi gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në vitin 2016, shkroi në Twitter se është befasuar.
E ndër zbulimet më të mëdha që janë prezantuar sot nga NASA, është se shkencëtarët përmes këtij teleskopi kanë “parë shenja uji” në atmosferën e një ekzoplaneti që është mbi 1.000 vite dritë larg nga Toka.
Webb regjistroi retë dhe mjegullën në atmosferën që e rrethon WASP-96 b, një planet gjigant i nxehtë dhe i fryrë me gaz që rrotullohet rreth një ylli të largët i ngjashëm me diellin. Kjo është analiza e parë e spektrit të atmosferës së një ekzoplaneti.
WASP-96 b është sa gjysma e masës së Jupiterit dhe zbulimi i tij ishte bërë publik qysh në vitin 2014, por asokohe nuk kishte informacione të mjaftueshme, ndërsa tani me Webbb gjërat kanë ndryshuar për të mirë ku është dhënë një pasqyrë më e detajuar.
Të hënën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, prezantoi imazhin e parë nga Webbi që tregonte një grup galaktikash që janë 4 miliardë vite dritë larg Tokës.
Ky imazh siguroi një pamje më të thellë dhe më të qartë falë rrezeve infra të kuqe sa i përket universit të largët, duke kapur grupin galaktik SMACS 0723, që duket se ishte shfaqur për herë të parë 4.6 miliardë vite më parë.
Biden e quajti atë “moment historik për shkencën dhe teknologjinë, për astronominë dhe eksplorimin e hapësirës dhe gjithë njerëzimit”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"
Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein
"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit