LAJMI I FUNDIT:

Pogba prezantohet me numrin 10 te Juventusi: Jam këtu për të fituar, ndjehem si në shtëpi

Pogba prezantohet me numrin 10 te Juventusi: Jam këtu për të fituar, ndjehem si në shtëpi

Paul Pogba ka thënë se është rikthyer në shtëpi pasi ka ri-nënshkruar për Juventusin.

Francezi u prezantua sot para mediave italiane, duke thënë se është i lumtur që është kthyer te Juventusi, po shtoi se e ka harruar pak italishten pasi nuk ka folur gjatë.

“Jam i lumtur që jam në shtëpi, kështu ndihem këtu. Të gjithë e keni parë mirëpritjen e njerëzve, por kjo është diçka më shumë se një ëndërr. Jam shumë, shumë i lumtur”.


“Mesazhet nga tifozët e Juventusit më kanë kënaqur gjithmonë, edhe pse isha i fokusuar që të bëja mirë te Man United. Sezonin e kaluar, kishte mbetur vetëm një vit, kam menduar shumë për rikthimin tim dhe ja ku jam. Tani jam i lumtur dhe jam i lumtur po ashtu për tifozët”.

“Presion? Çfarë do të thotë? (Qesh). Nuk e ndjej presionin, jam i sigurt në veten time dhe thjesht dua të bëj mirë me Juventusin”.

“Allegri? Edhe në Mançester kam folur shpesh me të, gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer dhe edhe para se të vija këtu kam biseduar me të. Kam kaluar shumë vite të bukura me të, të kthehem këtu sot do në kohën e duhur dhe me personin e duhur”.

“Tifozët padyshim që më kanë munguar sepse kam ndjerë se ata ishin gjithmonë pas meje dhe pas ekipit. Edhe në Mançester ata ishin aty, edhe kur flisja me (Patrice) Evra gjithmonë thosha se tifozët në Itali janë të ndryshëm. Tani që jam kthyer kam më shumë përvojë, e njoh më mirë trupin tim dhe nuk jam më aq i ri”.

“Sot këtu është një ekip tjetër. Kam mësuar shumë në Mançester, në të gjitha nivelet”.

“Ofertat? Kishte skuadra të tjera, por është zemra ime që zgjodhi Juventusin . Unë isha mirë këtu më parë dhe jam mirë tani, thjesht dua të bëj mirë. Mezi pres të filloj dhe të ndihmoj skuadrën, shpresoj të bëj mirë në fushë, me të vërtetë shpresoj të bëj më mirë se herën e kaluar”, ka thënë Pogba.

Ai është prezantuar me numrin 10-të që do ta mbajë të Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

Bundesliga
Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

La Liga
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori