LAJMI I FUNDIT:

900 euro gjobë për policin që goditi me grushte në kokë të dëmtuarin gjatë arrestimit

900 euro gjobë për policin që goditi me grushte në kokë të dëmtuarin gjatë arrestimit
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, e ka dënuar me 900 euro gjobë zyrtarin policor me inicialet F.K., i cili nga prokuroria po akuzohet se në dhjetor të 2020-ës e ka keqtrajtuar të dëmtuarin R.Sh, duke e goditur me grushte në kokë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 19 prill 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj F.K., me arsyetimin se në dhjetor të 2020-ës në Kamenicë, si zyrtar policor derisa ishte në detyrë zyrtare, e ka keqtrajtuar të dëmtuarin R.Sh.


Sipas prokurorisë, derisa i akuzuari së bashku me kolegët e tij policor A.K., L.L dhe F.K., ishin në pikë kontrolli tek “Viva Fresh”, ku A.K., L.L. dhe F.K. ishin jashtë veturës zyrtare, ndërsa F.K. brenda në të, me ç’rast kanë ndaluar të dëmtuarin R.Sh., ku në atë rast A.K. ia ka kërkuar atij dokumentin e identifikimit dhe ka kërkuar të dijë se pse i dëmtuari nuk kishte maskë dhe kishte dalur në orë policore, dhe më pas nga vetura del i pandehuri F. dhe ka kërkuar që ndaj tij t’i shqiptohet një tiketë fillimisht 35 euro e pastaj në shumë prej 200 euro.

Tutje, në aktakuzë thuhet se gjatë shqiptimit të tiketës, derisa ishin duke debatuar, i akuzuari e kishte kapur të dëmtuarin për njërën dorë duke e shtrënguar dhe së bashku me zyrtarët tjerë policor e kanë arrestuar duke e rrëzuar në tokë, ku i akuzuari e ka goditur disa herë me grushta të dëmtuarin në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këtë, F.K. akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme deri në tre vjet burgim./BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori