Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar sot NATO-n se pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një bazë ushtarake të aleancës në portin e ri të Durrësit, fshihet një “aferë korruptive”.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka thënë se “informojmë NATO-n se, prapa idesë së portit ushtarak të Porto Romanos të Edi Ramës, fshihet njëra nga aferat më të mëdha korruptive të kohës”.
“Këto ditë Edi Rama ka deklaruar, në mënyrë të përsëritur, se NATO ka treguar interes për të ndërtuar në Porto Romano një port ushtarak. Partia Demokratike deklaron se, ka mbështetur dhe mbështet plotësisht bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me NATO-n, si vend anëtar i saj, dhe çdo projekt, në det, tokë dhe ajër, që i nevojitet Aleancës së Atlantikut të Veriut në territorin e Shqipërisë. Ne, gjithashtu, informojmë NATO-n se, prapa idesë së portit ushtarak të Porto Romanos të Edi Ramës, fshihet njëra nga aferat më të mëdha korruptive të kohës: Spostimi i portit ekzistues tregtar dhe ushtarak mijëravjeçar të Durrësit për në Porto Romano”, tha Garo.
“Ky spostim bëhet pas një marrëveshje të Edi Ramës me El Amar, president i një kompanie në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’i dhënë kësaj kompanie, në kundërshtim me çdo rregull, 1 milion metra katror territor të portit ekzistues të Durrësit. Sipas Ramës ky do të jetë truall për ndërtime si në Dubai City. Kjo marrëveshje, në të cilën dyshohet se kryeministri, dhe politikanë të tjerë shqiptarë, kanë interesa direkte, është jotransparente dhe korruptive”, ka shtuar Garo.
Sipas saj, gjendja aktuale e forcave të armatosura të Shqipërisë ka probleme tejet serioze, të cila lidhen para së gjithash me pagat e ulëta të ushtarakëve, mos investimin në infrastrukturë dhe buxhetin tejet të ulët të kësaj qeverie për ushtrinë. Kjo në kundërshtim me standardet e NATO-s.
Videon e konferencës për shtyp e ka publikuar Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Kujtojmë se më 13 korrik Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do takohet me kryeministrin Edi Rama në Bruksel. Takimi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Aleancës.
Pak ditë më parë kryeministri Rama paralajmëroi vizitën mes sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, ku siç tha do të diskutohet lidhur me bazën e re të NATO-s në portin e Durrësit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite