LAJMI I FUNDIT:

E refuzoi pagën e majme te Unitedi, Pogba sqaron se përse u rikthye te Juventusi

E refuzoi pagën e majme te Unitedi, Pogba sqaron se përse u rikthye te Juventusi

Paul Pogba vendosi të rikthehej te Juventus këtë verë pas dështimit te Manchester United.

Francezi firmosi një kontratë katërvjeçare me pagë prej tetë milionë eurosh, ndërsa ka trashëguar sërish numrin 10, të lënë bosh nga Paulo Dybala.

Në prezantimin e tij, mesfushori ka theksuar se nuk është shkëputur kurrë nga Juventus pasi ka qëndruar në kontakt me miqtë e lënë në Torino ndërsa shtoi se vendimi për t’u rikthyer ishte çështje e zemrës.


“Unë dua të rigjej dëshirën për të luajtur futboll, kam folur me Allegrin, Dybalën, Nedved, Agnellin dhe Cuadradon. Kam qenë gjithnjë në kontakt me botën e Juventusit”, ka deklaruar Pogba.

“Këtë vendim e mori zemra ime dhe unë e di se është i duhuri. Kjo fanellë është gjithçka për mua, Juventus më dha mundësinë të isha Pogba. Tani dua t’iu rikthej kënaqësinë duke fituar trofe me këtë klub”.

“Mora sërish numrin 10 të cilin e ka lënë miku im Dybala, jam shumë i lumtur. Tifozëve ju them se jam shumë i gëzuar dhe se do të jem edhe më shumë i kënaqur kur të fitojmë trofe”, u shpreh më tej francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

Bundesliga
Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

La Liga
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori